'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve

TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, njoftoi sot (19 korrik 2024) se ka vënë në sekuestro preventive kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të dy shoqërive të mikrokredive Micro Credit Albania” dhe “Final” që akuzohen se përmes mashtrimit dhe shantazhit kanë zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë. 

"Nga hetmet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të  tyre (aktivitetit të  blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro" thuhet në njoftimin e prokurorisë. .

MCA ka mbi vete vetëm veprën penale të "mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”; por “Final" përveç akuzës së përbashkët me MCA, akuzohet edhe për pastrim parash. Por deri më tani, nga Prokuroria e Tiranës nuk jepen sqarime se paratë e kujt janë "pastruar" përmes kësaj kompanie që tashmë është nën sekuestro.

Nga hetimet, del se MCA dhe Final, duke bashkëpunuar me shoqërinë "ADCA" dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore kanë krijuar një skemë mashtruese për të zhvatur qytetarët. Ende nuk është përllogaritur vlera e mashtrimit ndaj qytetarëve, për shkak se është ose në para, ose në prona, ose të dyja bashkë janë të riinvestuara. Ndaj përllogarit një dëm që sipas hetuesëve arrin në 10-tra milion euro. Të gjitha këto prona dhe para që u janë marrë qytetarëve, kompanitë i kanë investuar ose i kanë përdorur për aktivitete të tjera. 

Prokuroria ka dalë në përfundimin se punonjës e tyre, në bashkëpunim me përmbaruesit: kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve,debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme. Bëhet fjalë për numra e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj.

Kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme, dhe jo vetëm telefonata, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive

Kanë gënjyer në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore. Kanë sekuestruar llogari bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor.  Kanë sekuestruar prona të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur. Kanë shitur apo kanë kaluar në pronësi të MCA, pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo personave të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

Të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë  të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para  dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera. Nga analiza e sipërcituar rezulton në procedimin penal 2123 të vitit 2020 janë administruar të dhëna të mjaftueshme nga të cilat krijohet dyshimi i arsyeshëm se pasuritë e shoqërive të sipërcituara  janë produkt i veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3, e për rrjedhojë krijohen dyshime se disponomi i këtyre pasurive mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale, si dhe  konsiderohen  pasuri që duhet të konfiskohet' thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Mashtrimin, presionin dhe çdo veprim tjetër që prokuroria ka renditur, I kanë bërë për të detyruar debitorët të merrnin kredi të reja në këto institucione me principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta. Për t'i bindur, qytetarët i gënjenin se vetëm në këtë mënyrë do të shlyenin kredinë ekzistuese. 

Sipas prokurorisë së Tiranës shoqëritë në mënyrë abuzive kanë:
- Përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj);
- Përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e  debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet  telefona të vazhdueshme( dhe jo vetëm) me  qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive;
- Përdorur gënjeshtrën që konsostente në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore;
- Sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor;
- Kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe
- Kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA, pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande  fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.
 

 Dosja
Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë "arrest shtëpie": Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.

Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Tashmë çështja është në SPAK dhe gjithçka pritet të dalë në shesh.Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK për hetime të mëtejshme guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet për shpërdorim detyre.

Vendimi i gjykatës

 

Njoftimi i prokurorisë së Tiranës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Mashtrimet me mikrokreditë, Report Tv sjell pamjet kur policia e Tiranës 'zbarkon' në shoqëritë e sekuestruara

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final” për skemën mashtruese me kreditë që zhvatën qytetarët. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka rezultuar se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, kanë krijuar një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar edhe pamje nga aksioni i policisë dhe kontrollet në shoqëritë e sekuestruara.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 20/07/2024 11:11

    Te ze zullumi, ishalla kemben zvarr per xhvatesit e tjere.

    Përgjigju
  • Maks: 20/07/2024 07:34

    Sekuestroni te gjitha pasurit e tyre dhe ndajani te demtuarve Dhe pastaj futini ne burg

    Përgjigju
  • HAJDAR AGA REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 20/07/2024 07:17

    Kta hajdutēt e flliqur tē ktyre Bankave vodhēn sa Deshēn e tani u kujtua padrejtēsia tē ndērhyn. Shtet i dobēt e i pa skrupullt. Mjer Shqiptarēt e shkret.

    Përgjigju
  • Lala: 19/07/2024 22:39

    Heret U kujtuat

    Përgjigju
  • eni: 19/07/2024 14:48

    Lajmi me i mire qe kam degjuar. Raportimi juaj apsolut ne kohe dhe i sakte.

    Përgjigju
    • Tini: 19/07/2024 22:45

      Po për ata qe po paguajne akoma cdo bebet?ka ndonjë shpjegim.faleminderit

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit