Mashtrimi me shitjen e shtëpive
arrestohet Vjollca Hoxholli

Mashtrimi me shitjen e shtëpive<br />arrestohet Vjollca Hoxholli
Nuk kanë të sosur problemet me drejtësinë për administratorët e kompanisë “Gora” Sh.P.K.

Pas marrjes së pandehur për mashtrim nga prokuroria e Durrësit të Rrapush Hoxhollit, në pranga ka rënë gruaja e tij, Vjollca Hoxholli.

Në 4 nëntor të vitit 2015, Rrapush Hoxholli është shpallur fajtor nga Gjykata e Durrësit dhe është dënuar me 10 vjet burg. 

Ndërkohë, Vjollca Hoxholli është administratore e kompanisë së ndërtimit “Hoxholli”, e cila dyshohet se ka mashtruar qytetarët duke i shitur nga dy herë apartamentet.

“Hoxholli prej vitit 2007 kryen funksionin e administratores së kompanisë dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve tek Unaza e Re (rruga “Teodor Keko”) shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën prej 318 580 eurosh i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Ajo akuzohet për “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Fallsifkim i dokumentave (kontrata), vepra për të cilat është hetuar dge paditur edhe raste të tjera.Një vitë më parë prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim shtetasen Vjollca Hoxholli, administratore e shoqërisë së ndërtimit “Gora shpk” dhe “Hoxhollu”, duke e akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”.

Hetimi i Prokurorisë ka nisur në bazë të kallëzimit të shtetasit A.M., i cili ka konstatuar se dy apartamente dhe dy garazhe të blera në vitin 1997 në firmën “Hoxholli”, kompania paraardhëse e “Gora”, i janë shitur në vitin 2006 një personi tjetër, i cili rezultoi të ishte motra e të pandehurës.

Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit” në vlerën 13 milionë lekë të reja, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas.

Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit” në vlerën 13 milionë lekë të reja, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas.

Kontratat e porosisë
Kallëzuesi A.M. ka marrë me “Kontratë porosie” në vitin 1997 dy apartamente dhe dy garazhe në pallatet e ndërtuar nga firma “Hoxholli shpk” (më pas “Gora shpk”), përfaqësuar në atë kohë nga Vjollca Hoxholli (Izeti), për të cilat ka paguar në total 13 milionë lekë (të reja).

Në kohën e blerjes, apartamentet kanë qenë të pahipotekuara. Prej kohës së blerjes deri në vitin 2015, ai ka jetuar në ato apartamente së bashku me familjen e tij. Në kohë të ndryshme, kallëzuesi i ka kërkuar dokumentin e hipotekës administratorëve të kompanisë, Vjollca dhe Rrapush Hoxholli.

Këta të fundit i janë jusifikuar me faktin që pallati ende nuk ishte hipotekuar dhe, sapo të përfundonin procedurat, do të pajisej me dokumentacionin përkatës. Në vitin 2015, kallëzuesi A.M. është përballur me një situatë, të konsideruar absurde prej tij.

Ai njoftohet nga Gjykata e Tiranës se ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor civil, me objekt “kthim sendi”. Shtetasi A.M ishte paditur nga shtetasja Sadete Bejko, e cila pretendonte se ishte pronare e apartamenteve dhe garazheve në posedim të kallëzuesit.

Shtetasja Bejdo, e cila rezulton të jetë e motra e administratorës Vjollca Hoxholli, pretendon se i ka blerë këto prona në vitin 2006 dhe padinë e saj e bazonte në disa dokumenta (fotokopje) akt-blerjeje.

Pasi është vënë në dijeni të këtij procesi civil, shtetasi A.M. i drejtohet Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim për “mashtrim” nga ana e administratorëve Hoxholli.

Nga veprimet hetimore të Prokurorisë, rezulton se padia civile e ngritur kundër kallëzuesit A.M. është bazuar në dokumenta të fallsifikuar. Ndër të tjera, kjo provohet edhe nga deklarimet e noteres, nënshkrimi dhe vula e të cilave në aktin e blerjes së vitit 2006, janë të fallsifikuara.

Po ashtu, në kuadër të veprimeve hetimore, ka rezultuar se “blerësja”, shtetasja Sadete Bejdo, duke u prezantuar si pronare e ligjshme e tyre, i ka përdorur pronat e kallëzuesit A.M. si kolateral që shtetasi Rrapush Hoxholli, të marrë një hua prej 500 mijë eurosh nga një shtetas tjetër.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë