Mashtrimi me TVSH, shkon në 8
numri i biznesmenëve në pranga

TIRANE-Shkon në 8 numri i biznesmenëve të arrestuar për skemën e mashtrimit me TVSH në vlerën e 9 milionë dollarëve. Sot është arrestuar Artur Bajramaji dhe një tjetër biznesmen, ndërsa tani në kërkim janë 3 biznesmenë. Urdhër arrestet janë lëshuar për 11 biznesmenë, 6 u arrestuan në datë 24 janar, 2 sot dhe 3 janë ende në kërkim.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dëm ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet. Katër nga 11 biznesmenët janë përfshirë edhe më parë në këtë skemë mashtrimi, ndërsa para grupit hetimor i kanë mohuar akuzat. Nëse do të shpallen fajtor ata rrezikojnë nga 3-12 vite burg. Në sitën e hetimit janë në total 50 biznese mes tyre dhe përftuesit e TVSH.

 

Të arrestuar deri tani;
Dhimitraq Çelo
Shkelqim Hasani
Bujar Murataj
Ruzhdi Murataj
Indrit Sulaj
Nevruz Lami
Artur Bajramaji

 

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq