I mori të njohurve me anë të mashtrimit 41 mijë euro duke mos jau kthyer më kurrë, arrestohet nga policia e Tiranës Martin Moli, 47 vjeç i dënuar nga gjykata me 12 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda.
Nga vendimi i gjykatës që ka dënuar Molin rezulton se ai ka kryer mashtrimet në bashkëpunim me Përparim Kovacin të cilit së bashku janë dënuar përkatësisht me 12 dhe 11 vite burg.
Nga hetimet ka rezultuar se aktivitetin e mashtrimit Moli e ka nisur 7 vite më parë në 2009 duke përdorur si argument se ai do të merrte një kredi prej 3 milionë euro tek një bankë gjermane.
Si provë thotë gjykata Moli përdorte një biznes të falimentuar ‘’Drini shpk’’ duke mashtruar mbi 8 persona se i duheshin 10 % të shumës si garanci për bankën gjermane që do t’i lëvronte 3 milionë eurot.

Martin Moli
/Shqiptarja.com