Avokati shqiptar, Gazmir Xhurxhiu është arrestuar më 9 janar në Nju Jork. Më 3 tetor 2018 ai kishte udhëtuar drejt SHBA si vizitor dhe nuk duhet të qëndronte më gjatë se data 2 prill 2019. Ai shkeli vizën turistike dhe qëndroi në SHBA pas kësaj date pa autorizim.
Ai do të kthehet në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin për mashtrim pasi me 8 maj 2019 Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit e 4 muaj burgim për mashtrim në bazë të nenit 142/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Xhurxhiu i mori klientit të tij një shumë prej 1.7 milionë lekësh të reja duke falsifikuar disa fatura dhe dokumente e duke i dalë garant se do i dorëzonte në bankë dhe do të arrinte të negocionte me bankën për të shtyrë afatin e kredisë që kishte marrë.
Avokati Xhurxhi i kishte thënë se marrëveshja ishte arritur, ndërkohë që pas pagesës 1.7 milionë lekësh, H.D nuk i kishte paguar këstet për një vit. Mashtrimi është kuptuar nga H.D vetëm në momentin që në shtëpinë e tij ka shkuar përmbarimi.
Oficerët në Nju Jork e arrestuan pa incidente jashtë rezidencës së tij në Brooklyn.