
Alma Beqiri, agjente e shërbimeve postare private është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare.
Sipas policisë dyshohet 46-vjeçar përmes mashtrimit ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro për një periudhë 2 vjeçare. Report Tv ka siguruar foton e 46-vjeçares nga Korça, e cila ka përvetësuar shumat përmes postës 'Adex'.
Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.
Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Momentalisht policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.
Lajmi kryesor:
Korçë, arrestohet agjentja e shërbimeve postare, nëpërmjet mashtrimit dyshohet se përvetësoi 3 milionë euro
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.2%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3361
Lajme të tjera
-
Po riparonte çatinë, bie nga lartësia 55-vjeçari në Maliq, transportohet në spital
30 Shtator, 12:45
-
Dëmet nga breshri, fermerët e Korçës në protestë: Duam dëmshpërblim, gjithë prodhimi vjetor na u dëmtua
29 Shtator, 17:31
-
Korçë/ Tentoi të transportonte 21 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 36-vjeçari i shpallur në kërkim
29 Shtator, 14:18
-
Atentati me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur para komisariatit në Rrëshen, shkarkohen drejtuesit e policisë së Mirditës! Lëvizje edhe në Fier, Berat e Pogradec
29 Shtator, 10:42
-
Korçë/ Fermerët shqiptarë dëmtohen nga misri serb i importit! Eksperti: Prodhimi 45 mijë tonë misër, çmimi nën kosto
28 Shtator, 16:49
-
Panairi i 16-të, rikthehet festa e ëmbëlsirave në Maliq! Ekspozohen mjalti dhe prodhimet bio të zonës
28 Shtator, 15:44
-
Vodhi në tre biznese në Pogradec, arrestohet një 21-vjeçar! Një muaj më parë mori një çantë plot me para në një lokal
28 Shtator, 14:42
-
'Fshati nuk ka kazanë!' Banorët e Ormanit në Maliq hedhin plehrat në shtratin e lumit Devoll! Report Tv tregon ndotjen alarmante
27 Shtator, 17:28
-
Breshëri dëmton mollët, fermerët e Maliqit në protestë: Kemi humbur mundin e jetës! Mbështetje 0 nga qeveria, e njëjta situatë çdo vit
27 Shtator, 14:32
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplaset kamionçina me motorin! Plagoset shoferi (VIDEO)
27 Shtator, 11:20
-
VIDEO/ I vuri zjarrin një makine, policia hipi me autoshkallë nga dritarja për të kapur 30-vjeçar në Korçë pasi bëri rezistencë
27 Shtator, 11:16
-
EMRI/ U kap me 52 kg kanabis në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Korçë! Do ta trafikonte në Greqi për 500 euro/kg
27 Shtator, 09:49