Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 25-vjeçarin, Krenar Kotarja, për akuzën e mashtrimit, duke e dënuar atë me 5 vite burgim. 

Gjatë seancës u provuan akuzat në ngarkim të Kotarjas, i cili sipas prokurorisë, duke shfrytëzuar lidhjen me të dashurën e tij e cila rezulton një invalide me kartelë, arriti t'i marrë asaj një shumë parash prej 2.2 milionë lekësh të rinj. 

"Ia kam dhënë këto lekë Krenarit për shkak se ai ka qenë disa ditë i mërzitur dhe me ka thënë se kishte probleme duke më kërkuar me ngulm fillimisht një shumë prej 1.400.000 lekësh duke më thënë se i duheshin për një hall të madh që kishte me vëllanë", ka dëshmuar e dashura e 25-vjeçarit.

Edhe në momentin kur vajza i ka kërkuar që t‘i kthejë shumën e marrë, Krenar Kotarja, i ka marrë edhe 80 mijë mijë lekë të tjera. 

Këtu fillojnë edhe përplasjet mes çiftit. 25-vjeçari mësohet ta ketë kërcënuar të dashurën e tij, çka ka detyruar vajzën që t'i drejtohet policisë për të bërë kallëzim penal. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com