TIRANË- Qytetarë nga Greqia dhe Italia kanë rënë pre e mashtrimeve përmes një Call center-i në Tiranë, të cilët mashtroheshin që të investonin para në bursa. Gjashtë persona kanë rënë në pranga, mes tyre përgjegjësi dhe shefja e personelit, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i Call Center-it në Selitë të Tiranës, Julian Markaj.
Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetasit e huaja që të investonin në bursa. Operatorët i kontaktonin në telefonin dhe i bindnin grekët dhe italianët që të investonin para duke iu premtuar se do të fitonin shuma të mëdha parash, të cilat më pas nuk i merrnin më.
Në kuadër të operacionit ‘Selita Center’ janë sekuestruar, 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, që u gjetën në ambientet e call center-it.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Të arrestuar
Ermion Markaj, 35 vjeç, përgjegjës i firmës, banues në Tiranë
Patricja Radovani, 29 vjeçe, shefe e personelit të firmës, banues në Tiranë
Donald Toma, 27 vjeç, banues në Tiranë
Areteo Butsi, 36 vjeç, banues në Tiranë
Emanuele Jaho, 29 vjeç, banues në Vlorë
Fiodor Ziu, 34 vjeç, banues në Vlorë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21
Po ne Shkoder pse nuk i ndalojnë?
PërgjigjuSka ala shtet aty or teeeejjjjj
Po qe Julisi eshte lidhje e saje qorrit edhe mga gruaja edhe nga vjerria
PërgjigjuUNE NJE GJE NUK KUPTOJ SE KUR KY LLOJ BIZNESI ESHTE ME KRIM EKONOMIK BRENDA PERSE E LEJOJNE TA BEJNE?...APO KUSH KAPET KAPET
PërgjigjuPo ne ku do hame? Marrim ndonje 5-10 fish rruge mujore nga cdo call center. Hane dhe ata lart