Mashtronin shtetas të huaj përmes Call Center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët, 2 nën hetim në gjendje të lirë

Mashtronin shtetas të huaj përmes Call Center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët, 2 nën hetim në gjendje të lirë

Foto ilustruese

Dy administratorë Call Center janë arrestuar në Tiranë, pasi mashtronin të huajt duke përvetësuar shuma të mëdha parash.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Trick" u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i shtetasve Blerina Kamberaj 37 vjeçe dhe Roland Kamberaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun