​​​​​​​Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, prangosen 3 persona! Një prej tyre pronari i 'Call center-it'

​​​​​​​Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, prangosen 3 persona! Një prej tyre pronari i 'Call center-it'

Kompjuterat e sekuestruar nga policia

TIRANË- 3 persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive në Call Center. Bëhet fjalë për Enrik Shehi 29 vjeç (administratori), Armend Haxhiu 26 vjeç dhe Igli Isufaj 20 vjeç.

Pas arrestimit në flagrancë, policia ka sekuestruar 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Përpos arrestimeve, policia ka proceduar penalisht edhe 3 operatorë të tjerë me iniciale, E. S., 25 vjeç, G. R., 22 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të, si dhe konfiskimin e aseteve që kanë burim këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Mashtrimi", "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Si funksionojnë skema të tilla që shfrytëzojnë sistemin “Forex”?
Kompanitë call center kryesisht marrin me qira ambiente të mëdha në zonat më të populluara në Tiranë, me qindra punonjës shqiptarë, kryesisht të rinj, që paguhen bazë nga 400-700 euro, por që paga e tyre mujore mund të arrijë deri në 3 mijë euro, në varësi të vlerës së investimit që arrijnë të marrin nga personat që bëhen pjesë e sistemit, pasi i kontaktojnë përmes një regjistri telefonik me numra të qytetarëve të një shteti përkatës. Të përzgjedhurit janë kryesisht moshat e thyera, për shkak se mund të mashtrohen më shpejt dhe pa kërkuar shumë detaje që për vetë moshën janë deri duke të pakuptueshme.

Vetëm me një kërkim të thjeshtë në internet, me fjalën “Forex Albania”, dalin me qindra oferta pune për të rinj me paga mujore të majme, dhe që kriter kanë gjuhët e huaja italisht, spanjisht, anglisht gjermanisht, greqisht dhe frëngjisht. Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se 11 kompani të ndryshme përdorin “Forex” në Shqipëri.

Përse marrosen të gjithë dhe investojnë në rrjete që masivisht mund të jenë të rreme?
Qytetarëve u premtohet se brenda një kohe shumë të shkurtër, që për shembull në sistemin bankar duhet të presësh për vite, një investim i vogël fillimisht, do të dyfishohet për pak muaj, e kështu me radhë duke i shtuar shumat e investimit në varësi të premtimeve për fitime shumë më të mëdha në vlera. Por një gjë e tillë nuk ndodh asnjëherë.

Rrjeti FOREX ofron mundësinë për tu futur në internet, për të investuar, për të blerë monedha, aksione, etj, të presësh që çmimet në bursë të rriten, për t’i shitur shumë më shumë nga sa i kanë blerë. Në një rrjet të ligjshëm e të lincencuar kushdo që arrin rezultatin e dëshiruar, mund të tërheqë fitimin e të mbyllë llogarinë.

Operacioni i policisë

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 09/07/2022 10:29

    Sa ka si keto Tirana,i kan qendrat ne apartamente mu ne bllok.Kapin nje sa per show televiziv

    Përgjigju
    • Boti: 09/07/2022 12:03

      Po normale, pronaret jane shefat e policise dhe krumit ekonomike.ato si prek njeri.Kapin nanje pendthym per te bere lajm

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun