5 persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Po ashtu janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, pronarë dhe operatorë të Call Center, në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i Saimir Litës, Gertin Qinami, Bajram Hoxha, Aldo Margjoni dhe Francesco Cecere, të pestë banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Ekstrakti i biznesit të Francesco Cecere