ELBASAN- 1 në pranga dhe 4 nënë hetim ka qenë bilanci një operacioni policor për mashtrimin nëpërmjet call centerave. Në pranga ra administratori i Call Center-it, Mirsad Nokiçi 26-vjeç si dhe nisi hetimi për 4 operatorët.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 5  të rinj nëpërmjet një subjekti call center (me administrator Mirsad Nokiçin si dhe u vunë nën hetim 4 operatorët e tjerë. Subjekti i Call centerit, nëpërmjet të cilit, operatorët mashtronin të huajt, ndodhej në lagjen ‘Sul Paprri’ në Elbasan.

Ata i mashtronin të huajt për të investuar para në tregjet fiktive.

Në ambientet e subjektit call center janë gjetur nga shërbimet e Policisë, 3 kompjutera, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet njërit prej operatorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.