Është dënuar sot me 6 vite burg nga GJykata e Tiranës sipërmarrësja Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se po për mashtrim u dënua edhe Dorjan Hata.

Më herët, prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018.

Ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli ShPK.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.