Mashtronte qytetarët duke pretenduar se parashikonte të ardhmen, vihet në pranga 43-vjeçarja në Fushë-Krujë! U zhvaste kuksianëve euro dhe florinj

FUSHË-KRUJË-  Policia kishte në duar prej 6 vitesh një vendim të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit, por në gjithë këtë kohë nuk arriti të gjejë dhe të vë në pranga një 43-vjeçare, e cila mashtronte qytetarët si parashikuese e të ardhmes.  Elena Muhaxhiri, gjatë këtyre viteve lëvizte nga njëri qytet në tjetrit, duke e vështirësuar punën e policisë për ta lokalizuar. Por së fundi, e gjetën të strehuar në banesën e një të afërmi, në Fushë-Krujë.

Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, kjo që po shihni në këtë foto, në mars të 2017-ës u dënua nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 2 vite burg për mashtrim.

43-vjeçarja u kërkonte para dhe sende me vlerë qytetarëve që besonin se do u fliste për të ardhmen dhe do tregonte rrugën drejt suksesit. Gruaja mashtruesi u merrte unaza apo varëse, me premtimin se do të tregonte detaje mbi fatin e tyre. Kur kuptuan se e gjitha ishte një lojë për t’i zhvatur në atë kohë shumë qytetarë iu drejtuan policisë me denoncime ndaj saj, por edhe të njerëzve të lidhur me të që e ndihmonin të bënte skenar të besueshëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite. Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena Muhaxhiri nisi sërish të luajë të njëjtën skemë. Në fillim të vitit 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën e këtij të fundit i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit.

Pasi e mashtruan për parashikimin e fatit, në gjendje të hipnotizuar gruaja u dha lekët dhe materialet me vlerë, të cilat i morën dhe u larguan me shpejtësi. Për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
'Hipnotizonte' kuksianët dhe u merrte florinj dhe 500 euro, kush është fallxhorja e ‘famshme’ në Fushë-Krujë? E dënuar edhe në 2013

1687418353_page.jpg

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se Elena Muhaxhiri është dënuar edhe më herët me 17 muaj burg në vitin 2013, por kësaj here për mashtrim në Kosovë, bashkë me 3 gra të tjera, të cilat autoritetet gjyqësore atje i dënuan në total me 8 vite. Pasi mbaroi dënimin në Kosovë me 17 muaj burg Elena Muhaxhiri nisi sërish të luajë të njëjtën skemë.

Në fillim të vitit 2016, në shoqërinë e bashkëshortit dhe kunatën e këtij të fundit i morën 500 euro, varëse dhe vëthë floriri një gruaje në qytetin e Kukësit. Pasi e mashtruan për parashikimin e fatit, në gjendje të hipnotizuar gruaja u dha lekët dhe materialet me vlerë, të cilat i morën dhe u larguan me shpejtësi. Për këtë rast, dënim mori vetëm bashkëshorti i mashtrueses.

43-vjeçarja u kërkonte para dhe sende me vlerë qytetarëve që besonin se do u fliste për të ardhmen dhe do tregonte rrugën drejt suksesit.

Ora 09:21
‘Parashikoj të ardhmen’, del FOTO, ja kush është mashtruesja që u arrestua sot në Fushë-Krujë

1687418353_page.jpg

Në foton e siguruar nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema është Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë. 43-vjeçarja është vënë sot në pranga me akuzën e mashtrimit. Ajo gënjente qytetarët se mund të parashikonte të ardhmen.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/06/2023 23:58

    Ndryshe nga aty ne Shqiperi,tek ne ky lloj biznesi eshte i lejueshem sa kohe je i licensuar,bile ndonje here paguajne dhe reklama ne TV,ku thone se te zbulojne te ardhmen per 1 $/minuta ne mos gaboj,ose pak me teper.Por duket qe ne kete rast nuk jane perdorur vetem menyrat klasike qe njihen ne keto raste,por dhe hipnoza,gje qe eshte jashtezakonisht e rrezikshme.S.d.q,mos i quani budallenj keta fatkeqe qe mashtohen,ose duan te besojne ne gjera te tilla,shumica e bejne nga halli,se kane probleme ne jete e besojne se do t'i dalin fatit perpara e shpresojne per ndonje gje me te mire,ose ndryshime ne jete.Une kam patur nje vajze komshie kur jetoja ne Tirane, qe shkonte shpesh te nje nga keto per t'i /lexuar/doren,ose filxhanin e kafese.Nuk e di pse,ose cfare shpresonte,por iu kthye ne nje varesi si droga e pokeri,kushedi sa para mund te kete lene aty,por me kujtohet qe prinderit e saj ziheshin shpesh me te dhe me personin qe i /lexonte/ te ardhmen,se dhe ajo aty afer banonte,dhe na ishin ankuar dhe neve qe nuk po e shkepusnin dot prej saj.

    Përgjigju
  • Qyeti: 22/06/2023 15:34

    Vetëm popujt budallenj è parazit si ne edhe arabet besojnë ne keshtu përrallash te shekullit te 7,kësaj zonje respekte kur gjen budallenj ne 2023

    Përgjigju
    • Lushka: 22/06/2023 18:06

      Po fix o qyeti koment me vend edhe pse ka njerez anadollake e te prapambetur gjej shesh e bej pershesh

  • Merumi: 22/06/2023 10:35

    Filloni kapni dhe ata që mashtrojnë besimtarët si kjo. Fajin e kanë njerëzit që besojnë jo kjo.

    Përgjigju
    • Politika: 22/06/2023 10:52

      Po këta politikanë kur do i kapin se mashtrojnë më e njerëz se kjo?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)