Joana Boçaj, 27-vjeçarja nga Vlora është shpallur në kërkim pasi mashtronte qytetarët se do i siguronte vende pune. Ajo përfitonte shuma të konsiderueshme parash me mashtrime dhe kryente falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Ajo kishte krijuar profil si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë dhe në një video të transmetuar nga emisioni investigativ "Stop" duket se si e reja numëron 2500 euro që i kishte përfituar duke mashtruar një qytetar për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.
Përveç kësaj, kishte sajuar edhe një dokument fals emërimi për një zonjë në pozicionin e shefes së financës në Spitalin Memorial të Fierit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)