Mashtruan biznesmenin nga Lushnja i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe i dyti! Në banesë i gjejnë 4500 euro

Mashtruan biznesmenin nga Lushnja i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe i dyti! Në banesë i gjejnë 4500 euro

Elvis Belollari dhe momenti i shkembimit te parave

Arrestohet bashkëpunëtori i dytë i skemës së mashtrimit të biznesmenit nga Lushnja të cilit i morën 6 mijë euro.

Në pranga ka rënë Arsen Matollari ndërsa policia sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e Arsen Matollari, 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Ervis Belollari  (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.

Si iu zbulua skema e mashtrimit?

Ervis Belollari dhe Arsen Matollari u shtirën sikur ishin zyrtarë vendor për të zhvatur para nga një një biznesmen të bimëve medicinale nga Lushnja. Belollari i arrestuar një ditë më parë, fillimisht i mori këtij të fundit një shumë prej 6 mijë eurosh sikur të ishte kryetar i një bashkie, pa përmendur emër, ose të një zyrtari bashkie.

Në momentin që bizesmeni kuptoi që ishte mashtruar ai e kallëzoi këtë situatë në polici.  Sipas tij, ata i thanë se kishin një problem shëndetësor në një prej spitaleve private në Tiranë dhe prandaj u duheshin lekët.  Por mashtruesit nuk u mjaftuan me kaq, ata kërkuan edhe 7 mijë euro të tjera. Pas këtij rasti policia nisi hetimet dhe bëri të mundur edhe kapjen e dy të rinjve.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët