'Jam kryetari i bashkisë' Dy persona mashtrojnë biznesmenin nga Lushnja, i marrin 6 mijë euro! Arrestohet 'Delluksi' i TikTokut, tjetri në kërkim (VIDEO+ EMRAT)

TIRANE-  Ervis Belollari, 26 vjeç, personazhi “Deluks” i njohur në TikTok, i cili bëri realitet ëndrrën për t’u bërë pjesë e kinematografisë turke me pjesëmarrjen në serialin e njohur historik “Osmani”, u arrestua sot (7 shkurt 2025) nga policia. I riu dyshohet se mashtroi një biznesmen të bimëve medicinale nga Lushnja, duke i marrë një shumë prej 6 mijë eurosh. Agjentët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij, Arsen Matollari, 32 vjeç. 

Që plani të funksiononte, 2 miqtë u shtirën sikur janë zyrtarë vendor. Fillimisht biznesmenit lushnjar i kërkuan 6 mijë euro, sikur të ishin kryetar i një bashkie, pa përmendur emër, ose të një zyrtari bashkie. Momenti i dhënies së parave është filmuar nga një kamera sigurie në Tiranë, e cila shërbeu si provë për grupin hetimor për të identifikuar mashtruesit. 

Në denoncimin e tij në polici, pasi kuptoi se ishte mashtruar, biznesmeni u tha hetuesve se nuk e kishte kuptuar mirë se në çfarë cilësie i ishin prezantuar 2 të rinjtë. Sipas tij, ata i thanë se kishin një problem shëndetësor në një prej spitaleve private në Tiranë dhe prandaj u duheshin lekët. Por mashtruesit nuk u mjaftuan me kaq, ata kërkuan edhe 7 mijë euro të tjera. Në këtë rast, biznesmeni nuhati se po mashtrohej dhe iu drejtua policisë, e cila nisi menjëherë hetimet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ervis Belollari, 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Arsen Matollari, 32 vjeç.      

 Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Polcia po punon për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1738926450_ervisbelollari.jpeg

Foto: Ervis Belollari
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
'Kam hall shëndetësor' / Detajet, si ra në grackë biznesmeni nga Lushnja! Pasi dha 6 mijë euro, i kërkuan dhe 7 mijë të tjera

Gazetari i Report Tv dhëe Shqiptarja.com Sokol Dema siguron detaje nga operacioni.

Fillimisht i kanë kërkuar biznesmenit 6 mijë euro duke thënë që është kryetar i një bashkie ose një zyrtar i lartë në bashki. Këtë gjë as vetë denoncuesi nuk e ka kuptuar qartë.

Telefonuesi i ka thënë që kam hall shëndetësor në një spital privat në Tiranë dhe për këtë i ka kërkuar shumën e parave.

Pasi biznesmeni ia ka dhënë, autori i ka kërkuar edhe 7 mijë euro. Në këtë rast biznesmeni nga Lushnja e ka kuptuar që është mashtrim dhe ka bërë denoncimin pranë Komisariatit nr 6.

I arrestuar është Ervis Belollari ndërsa në kërkim është shpallur Arsen Matollari.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep: Thur që e vogël

Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep: Thur që e vogël