Mashtruesi “inteligjent” që iu merr
para shkrimtarëve dhe artistëve

Mashtruesi “inteligjent” që iu merr<br />para shkrimtarëve dhe artistëve
TIRANE - Mashtruesit që u marrin para gjoja borxh të tjerëve po qarkullojnë në një shkallë më të lartë të hierarkisë shoqërore. Janë “psikologë” dhe njohës të mirë të personazheve VIP, sidomos të atyre që vijnë nga bota e artit dhe kulturës. Kështu është paraqitur njëri prej tyre.

Ai i njeh ata, të gjithë, sidomos shokët dhe miqtë më të ngushtë që kanë studiuar dhe punuar me regjisorin e njohur Leka Bungo, i cili prej vitesh jeton në mërgim në SHBA, por aktualisht ndodhet në Fier për të ngjitur në skenë dramën satirike “Shshësht fol me zë të ulët”.

Regjisori i nderuar Bungo është në punë të vet, duke dhënë një kontribut aktual për dramën shqipe dhe publikun e Fierit, ndërsa në Tiranë qarkullon një “vëlla” nga Elbasani, i cili mëson shtëpitë dhe studiot e artistëve në Tiranë për t’u lypur para gjoja borxh.

Rasti bëri bujë mbrëmjen e së martës. Mashtruesi e ka nisur kërkimin e parave në shtëpinë e poetit të njohur Faslli Haliti. Ai e dinte se Faslli Haliti ka qenë bashkëstudent në akademi me Leka Bungon. Leka Bungo studionte dramë, ndërsa Haliti në pikturë. Mashtruesi “psikolog”, kërkon shkallëve të shtëpinë së poetit.

I pyet fqinjët se ku e ka shtëpinë, sepse është një miku i tyre. Fqinjët duke e ditur se poeti Faslli Haliti kishte vetëm një muaj që ishte operuar nga zemra e quajnë të natyrshme vizitën “e mikut” dhe e drejtojnë në derën e shtëpisë. Pas vizitës ai u prezantua si vëllai i Leka Bungos dhe u paraqit si nevojtar, duke kërkuar para borxh.

Ata e informuan se Faslliu kishte bërë një operacion të kushtueshëm. Kështu që i ashtuquajturi vëlla mundi të marrë falë zemërgjerësisë së tyre vetëm 25 mijë lekë. Pastaj kërkoi se ku ishte Helidoni, i biri, piktor i talentuar. Bashkëshortët Haliti u alarmuan.

E kuptuan me vonesë që ishte një mashtrues, por “nuk reaguam menjëherë nga frika se na kishte hyrë në shtëpi dhe mund të bënte ndonjë gjë tjetër. Morëm në telefon djalin”. Piktori Helidon Haliti shpëton dhe nuk bie lehtë pre e “vëllait” të Leka Bungos, që i vë në siklete sepse Lekën e kishin mik të shtëpisë.

Ndërkohë vetë Helidoni nuk vonoi ta hidhte në Façebook lajmin, duke shkruar se: “Duke kërkuar ndjese po shkruaj se SOT vodhën duke mashtruar prindërit e mi ne shtëpinë e tyre duke i tronditur(na)tej mase,theksoj qe babai im para një muaji u operua nga zemra....ky hajduti i sotem ishte i "MIRE"i vodhi pak para qe kishin, duke i "tronditur" me shume kujdes, pasi ishte i mirinformuar mbi familjen tone...

MIRENJOHJE HAJDUTIT MASHTRUES dhe uroj qe shoqëria jone te izoloj ne te ardhmen fenomene te tilla..”  Bashkëshortët Haliti janë në një situatë delikate për shkak të operacionit të Faslliut. Ata nuk duan të bëjnë bujë dhe shkrimtari Haliti tha se “s’mund ta denoncojmë dot, ngaqë na kërkoi para borxh”...por i biri piktori Haliti e ka bërë vet lajmin publik që mos ta pësojnë të tjerët. Ndërkohë që tashmë e kanë pësuar disa artistë...

MASHTROHET EDHE PIKTORI I NJOHUR SKDNER KAMBERI

Mësojmë se mashtruesi që i njeh mirë shpirtin e butë të artistëve dhe e di se janë të ndjeshëm e preken lehtë janë treguar dorëdhënë për rastin në fjalë. Madje mashtruesi tregohet nostalgjik për librat dhe pikturat. Ai di shumë për marrëdhëniet që kanë këta artist me regjisorin e njohur Leka Bungo dhe për familjet e artistëve.

Pasi kemi dëgjuar ngjarjen të bërë publike ne façebook edhe nga Helidon Haliti, mësojmë se i njëjti person shkon edhe në studion e piktorit më të njohur shqiptar Skënder Kamberi. Edhe Skënder Kamberi është një nga miqtë e Bungos, që kur ishin në Akademinë e arteve.

“Vëllai” i mikut shkon bisedon për njohjen dhe i thotë Skënder Kamberit se ka një hall. “Më kanë marrë makinën me karrotrec. 50 mijë lek i kam në xhep, por më duhen edhe 50, sepse makina më ka edhe një defekt, duhet ta marr andej dhe duhet të shkoj sot patjetër në Elbasan.

“Po more i thotë piktori. Ti kërkon 50 unë po të jap 70, t’i kesh të mos ngelesh rrugës”. Piktori Skënder Kamberi e mësoi me vonesë se ai ishte mashtrues. Më pas rrëfen ai, mësoi se si këta të dy e kanë pësuar edhe shumë artistë të tjerë. Ata e dinë që Leka Bungo ka një vëlla nga nëna në Elbasan, por nuk e njohin. Ai që paraqitet si i vëllai vishet bukur, duket i edukuar, por tashmë është denoncuar si një mashtrues që ka bërë gjithmonë këtë zanat.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset