DURRËS - Rruga që lidh komunën e Ishmit me Durrësin dhe Fushë Krujën ka pësuar rrëshqitje dhe është bërë mjaft e rrezikshme për qarkullimin e automjeteve. Bashkë me rrugën kanë rrëshqitur edhe masive të mëdhenj dherash dhe pisha.
Kjo rrëshqitje ka disa ditë që ka ndodhur dhe është bërë e rrezikshme për qarkullimin e automjeteve, veçanrisht natën. Nuk është vënë asnjë tabelë sinjalizuese, por vetëm mjete rrethanore si tulla, shkopa, bidonë plastikë. Rrezik të madh paraqet kalimi i mjeteve të rënda që mund të bien në humnerë.
Drejtuesit e mjeteve ankohen për të gjendje të krijuar dhe kanë kërkuar të merren masa urgjente për stabilizimin e situatës.

(Pamje nga rrëshqitjet e dherave)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com