ELBASAN - Në orët e para të mëngjesit, aksi kombëtar Elbasan-Qafë Thanë, ka qenë i pakalueshëm në vendin e quajtur ura e Murrashit. Sasi të mëdha gurësh të rëna nga skarpatet e malit të Murrashit, kanë bllokuar plotësisht qarkullimin rrugor për afro 1 orë. Ky aks është nyje e rëndësishme për Qarkun e Elbasanit dhe pika e vetme lidhësë me Maqedoninë.
Ndërmarrja e pastrimit të rrugëve ka mundur të bëjë zhvendosjen e shkëmbijve, në mënyrë që lëvizja të bëhej vetëm me një sens.
Njësia rajonale e qarkullimit rrugorë pranë policisë së Elbasanit po bën të mundur monitorimin e rruges duke njoftuar drejtuesit e mjeteve për vëështirësite në këtë aks. Aktualisht ky segment është i kalushëm vetëm në një sens drejtimi duke e rënduar më shumë trafikun për mjetët e trasporitit të rëndë të cilët të shumtë në numër presin të kalojnë doganën e Qafë Thanës.
Mustafa Arapi,specialist i emergjencave civile në Qarkun e Elbasanit thekson se prej kohësh i është prezantuar problematika Ministrisë së transporteve por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete për realizimin e ndonjë ndërhyrjeje për të parandaluar fenomenin e rrëshkitjeve të gurëve në këtë segment. Ai paralajmëron se nëse është e nevojshme do të bëhet dhe ndërhyrje duke shpërthyer me dinamit shkëmbinjtë që rrezikojnë të shkëputen nga mali.
Në qarkun e Elbasanit janë edhe disa segmente të tjera rrugore që paraqesin problematikë sic është aksi kombëtar Elbasan-Peqin ne vendin e quajtur kthesat e Papërit, ku ka rrëshqitje të dherave dhe ky segment është i kalueshëm vetën në një sens drejtimi duke e vështirësuar në maksimum qarkullimin rrugor.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com