E gjelbërta! Maska që relakson fytyrën tuaj/ Çfarë ju duhet për ta përgatitur

E gjelbërta!  Maska që relakson fytyrën tuaj/ Çfarë ju duhet për ta përgatitur

Ju shqetësojnë qelizat e vdekura në lëkurën e fytyrës tuaj, poret e hapura…? Lëkura juaj ndjehet e stresuar dhe i mungon elasticiteti i duhur. Për këtë ju vjen në ndihmë maska e gjelbër. Pjesa më e mirë e kësaj maske është se me siguri të gjithë përbërësit do t'i keni në kuzhinën tuaj. 

Çfarë duhet:

¼ avokado

Lëng i shtrydhur nga 1 fetë limoni

Gjysmë lugë gjelle vaj ulliri

Një lugë gjelle mjaltë

Miksoni përbërësit deri në krijimin e një mase homogjene. Para se të filloni të aplikoni maskën në fytyrë, merrni një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë dhe mbajeni mbi fytyrën tuaj për 2-3 minuta. Uji i ngrohtë do t'ju ndihmojë të hapni poret. Aplikoni maskën dhe mbajeni mbi fytyrë rreth 15 minuta sat ë thahet. Hiqeni me kujdes duke e masazhuar dhe me ujë të ngrohtë. Më pas mund të aplikoni kremin apo serumin tuaj të zakonshëm.

Si veprojnë përbërësit në fytyrën tuaj

Avokado ushqen dhe hidraton lëkurën tuaj. Limoni pastron dhe risjell shkëlqimin në lëkurën tuaj. Vaji i ullirit  pastron dhe ushqen në thellësi lëkurën.

Ndërsa mjalti është anti-inflamator natyral, i cili vret dhe pastron qelizat e vdekura.

/Womansecrets.us

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen