Maska, muzikë e emocione, Shkodra feston karnavalet, organizatori: I festojmë prej 162 vjetësh

Shkodra u zbukurua këtë fundjavë nga maskat dhe fustanet shumëngjyrëshe të karnavaleve. Nuk mund të mungonin as bejtet dhe recitimi i vargjeve tradicionale në këtë festë e cila bën 162 vite që organizohet. Karnavalet sollën hare dhe gëzim për qytetarët dhe turistët që kishin dalë në rrugë për të parë performancat, por më të lumturit ishin fëmijët.

“Shkodra ka 162 vjet që kremton karnavalet. Jo në të gjitha vitet është dhënë, por në 90% të viteve është kremtuar. Shkodra e ka të vetën humorin. Mbi bazën e humorit është mbështet dhe karnavali në Shkodër. Tradita e karnavalit është humori goditës, me vu në dukje të metat që ka shoqëria”, tha organizatori, Gjon Stefa.

Drejtuesi organizativ Gjon Stefa thotë se motoja e këtij viti është, “Po lehim si qeni n’hanë”, e cila ka në fokus të saj nxjerrjen në pah e problemeve të qytetit të cilat nuk janë dëgjuar.

“Po lehim si qeni n’hanë” e kemi titulluar. Nuk po na e vë veshin kush. Fondet janë të dobëta, por jemi përpjek maksimalisht që të njihet karnavali në qytet. Duhet me qenë disa ditë karnavali. Fondi është i vogël”, u shpreh ai. .

Pas marshimit në pedonale, në qendër të qytetit u dogj edhe dordoleci, që simbolizon largimin e të keqes.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur