Maskat funksionojnë si vaksina antiCovid, ato mund ta na imunizojnë

Maskat funksionojnë si vaksina antiCovid, ato mund ta na imunizojnë

Ndërkohë që shifrat e infeksioneve dhe vdekjeve po rriten me shpejtësi, bota po pret me padurim vaksinën antiCovid. Megjithatë, ekziston një hipotezë mbi të cilën disa studiues po vënë bast… Maskat, që tashmë mbahen nga miliarda njerëz, mund të veprojnë vetë si zëvendësuese të vaksinës dhe janë në gjendje të na imunizojnë pa shkaktuar dëme.

Giovanni de Simone, profesor i Mjekësisë së Brendshme në spitalin Federico II të Napolit, një shkencëtar nga ata që nuk vuajnë nga protagonizmi është shprehur se e konsideron këtë hipotezë si shumë interesante, ende për tu verifikuar port ë denjë për tu mbajtur në vëmendje

Teoria mbi të cilën bazohet ajo që i përkufizon maskat si zëvendësuese të vaksinës

Sipas studimit të kryer nga Monica Gandhi dhe George W. Rutherford, i botuar në ‘New England Journal of Medicine’, “Maskat, duke filtruar pikat e koronavirusit të bartura nga ajri, zvogëlojnë sasinë që një person mund të thithë, duke ulur gjithashtu gjasat që infeksioni të prodhojë simptoma. Pak a shumë e njëjta gjë ndodh edhe me vaksinën e virusit ‘të zbutur’ në të”.

Rutherford thotë se maskat nuk kanë mbrojtje absolute nga infeksioni por ato kufizojnë sasinë e virusit ndaj të cilit jemi të ekspozuar. Sars-Cov-2 ka një mori manifestimesh klinike, duke filluar nga mungesa totale e simptomave, pneumonia, sindroma akute e distresit respirator dhe vdekja. Të dhënat e fundit epidemiologjike sugjerojnë që maskimi i hundës dhe gojës nuk është funksionale vetëm për të mbrojtur të tjerët, por gjithashtu mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes tek njerëzit që infektohen, pikërisht për shkak të sasisë së zvogëluar të virusit të thithur (ngarkesa virale) ".

Giovanni de Simone është shprehur se "hipoteza na kthen në origjinën e historisë së vaksinimeve kundër sëmundjeve virale. Në infeksionet virale në të cilat përgjigjet imune të bujtësit luajnë një rol mbizotërues në përkeqësimin e pamjes klinike, dozat e larta të ngarkesës virale mund të mbingarkojnë dhe të rregullojnë mbrojtjen imune të lindur ashpërsia e sëmundjes", me pak fjalë, sa më pak ngarkesë virale aq më pak rrezikohemi. Maskat e afta të filtrojnë pikat që përmbajnë virus, zvogëlojnë sasinë që thith një person i ekspozuar. Nëse kjo teori do të konfirmohej, maskimi mund të kontribuojë në rritjen e përqindjes së infeksioneve asimptomatike".

Giovanni de Simone thotë se sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve rreth 40% e rasteve Covid në botë janë asimptomatike por në muajin korrik norma asimptomatike e infeksionit tejkalonte 80 përqind në mjediset ku kishte përdorim të gjërë të maskave.

Në një anije lundrimi argjentinase, ku u siguruan maska ​​kirurgjikale dhe personeli përdori maska të tipit ​​N95, niveli i infeksioneve asimptomatike ishte 81% (krahasuar me 20% në ato anije lundrimi ku shpërthyen infeksionet dhe as pasagjerët e as marinarët nuk përdorën maska). Në dy shpërthimet e fundit në institucionet e përpunimit të ushqimit në Shtetet e Bashkuara, ku të gjithë punëtorëve iu dhanë maska, përqindja e infeksioneve asimptomatike ishte 95%, me vetëm 5% që kishin simptoma të lehta ose të moderuara dhe pa raste të rënda. Shkalla e vdekshmërisë në vendet ku maska është e detyrueshme mbetet e ulët.

Sipas profesorit italian, përdorimi i maskave favorizon përhapjen e infeksioneve pa simptoma sepse zvogëlohet ngarkesa virale dhe kjo mund të ndihmojë në arritjen e imunitetit, pavarësisht vaksinës. Te ata me një ngarkesë të ulët virale dhe që vazhdojnë të mbajnë maskat, ngarkesa mund të zvogëlohet edhe më shumë me kalimin e kohës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë