'Maskat' iu futën në shtëpi dhe i përdhunuan të motrën, nëna lë fëmijët në jetimore, djalin nuk e gjen më: Më thanë ka ikur në Francë

TIRANE- Një nënë i është drejtuar emisionit Pa Gjurmë për të kërktuar djalin e saj me të cilin humbi kontaktet në vitin 1997. 23 vite më parë ajo la në jetimore dy nga dhjetë fëmijët e saj Armando 3 vjeç dhe Paulina 2 vjeçe, pasi persona me maska hynë në shtëpinë e saj dhe i përdhunuan të motrën. Pesë vite më vonë u kthye për t'i marrë, por djali tashmë qe larguar nga aty, ndërsa punonjësit e jetimores i thanë se djali ishte larguar drejt Francës.

Në studion e emisionit Pa Gjurmë ajo tregon se drejtoresha e jetimores i kishte thënë se e kishte dërguar djalin në Sarancë për të nisur shkollën, ndërkohë që në Sarandë i shuan shpresat se do mund ta takonte sërish pasi drejtori i shkollës së Sarandës i tha se djali i saj ishte birësuar në Francë. 

"Ishte rrëmujë e madhe. I dorëzova fëmijët në jetimore. I nisa në Vlorë. Na erdhën me maska. Mbi motrën time abuzuan seksualisht. Kisha frikë t'i mbaja fëmijët vetë. Kishim probleme atëherë me bashkëjetuesin dhe qëndruam të ndarë në pak kohë. Me Hysenin jam lidhur që 13 vjece. Kemi 9 vite diferencë. Në vitin 1997 u ndamë një muaj dhe u lidhëm prapë. Në fillim ata të shtëpisë së fëmijës nuk donin t’i mbanin Paulinën dhe Armandon. Bëra dokumentat dhe i dorëzova në 15 gusht të vitit 1997. Shkoja i takoja fëmijët. I merrja për festa. Ata më telefonuan dhe shkova të marr vajzën. Doja të merja dhe djalin, por drejtoresha më tha se e kishte çuar më Sarandë, për të nisur shkollën. Mora ata të Sarandës dhe drejtori më tha se djali nuk ndodhej atje dhe se ishte birësuar në Francë. Kur i dorëzova fëmijët bëra dokument që fëmijët ia lë motrës. Motra i dorëzoi atje më emër të saj. I lashë për arsye ekonomike. Unë firmosa që i lë për arsye ekonomike dhe frikë"-rrëfen e përlotur në studio nëna e Armandos.

Momentin e ndarjes me të vëllanë e kujton mes lotësh edhe e motra, Paulina, e cila jetoi me të në të njëjtin institucion për 5 vite, nga 1997-2002. "Ma morën vëllain dhe thashë ku po ma coni. Ai më puthi dhe unë vetëm qaja. Më thanë, mos u mërzit se do vij vëllai’’. Ata më mashtronin kur unë e kërkoja-rrëfen e motra Paulina, në studio.

Nëna këmbëngul mbi atë që ka besuar në gjithë këto vite, se djalin ia birësuan në 2002. Ajo nuk e ka parë të birin që prej moshës 8-vjecare, ndërsa sot Armando është një i ri 26 vjecar. "Pse nuk me njoftuan se do ta conin në Sarandë. Më kamë gjetur të paarsimuar dhe pa shkollë, unë mbi të gjitha jam nënë. Në mars të vitit 2002 vajza ishte në Vlorë, ndërsa djali në Sarandë. Ishin tre familje që e donin Armandin. Një Amerikane erdhi në Berat mu lutën ta merrnin djalin.E mora në shtëpi për pak kohë dhe pastaj e dërgova prapë, se djali donte shkollën. Deri në vitin 2004 e kisha djalin në trungun familjar. Nuk m'u hap dera nga askush. Djali tani është 24 vjec. Ishte shumë i ditur. Donte të shkonte në shkollë. Mbi të gjitha jam nënë, e lashë të siguronte shkollën. Nuk kam gabuar. Më detyruan që të pranoja firmosjen. E lashë për një kohë, do ta merrja prapë’’-tha nëna e përlotur në studio, ndërsa e ka të vështirë kur tregon peripecitë që ka hequr.

Cifti janë prindër të 10 fëmijëve, ndërsa Hyseni, babai biologjik i tyre zbuloi një tjetër detaj duke thënë në studio se nuk ia ka njohur ende atësinë, për më të tepër as Armandos që e kërkon sot pas 18 vitesh. ’’Nuk ia kam njohur atësinë fëmijëve, sepse ashtu kam pasur ca probleme që në fillim’’-tha Hysen B.

Nuk i ndal lotët në rrëfimin e trishtë të jetës së saj, ndërsa bën një apel si të cdo nëne që kërkon fëmijën edhe pse ka edhe 9 fëmijë të tjerë. ’’Djali dua të dijë një të vërtetë, që unë nuk e kam brakstisur. Doja t'ja dëgjoj zërin. Vetëm të më thotë jam gjallë dhe jam mirë. Vetëm atëherë do pushoj të qarat e mia, zemra ime do pushojë, nuk do më trokasi për atë më’’-përlotet nëna e Armandos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare