Gjashtëmbëdhjetë vite pas zhdukjes misterioze të vogëlushes Bleona Matës, një dëshmi e re ka mbërritur në redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, duke ngritur dyshime serioze mbi vendndodhjen dhe lëvizjet e saj pas humbjes më 22 maj 2010, nga mali Pikëllim, në zonën e fshatit Zapod, Kukës.
Dëshmitari në një bisedë të gjatë telefonike me gazetaren e emisionit Odeta Dume, ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e asaj kohe, lëvizje të dyshimta dhe elementë që, sipas tij, mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.
“Unë kam informacion për Bleona Matën. Vajzën e kanë sjellë njerëz të afërt të familjes… e kanë sjellë në Llakatund dhe nga Llakatundi për tre muaj e kanë mbajtur në fshatin Picar të Vlorës”, thotë ai.
Sipas rrëfimit të tij, vajza është marrë nga një çift, i cili dyshohet se e ka mbajtur të izoluar. Dëshmitari shton se pasi rasti u bë mediatik në programin “Njerëz të Humbur” të atij viti, vogëlushja e dyshuar si Bleona Matë është larguar nga fshati.
“E kam parë Bleonën me sytë e mi, e kemi parë dhe në televizor. Unë dyshoj se nga frika ata e dërguan në Greqi, pasi ajo familje kishte jetuar edhe më parë në atë shtet”, vijon ai.
Edhe pse këto pretendime mbeten të paverifikuara zyrtarisht, dëshmia përbën një rrëfim të drejtpërdrejtë nga një banor i zonës dhe ndez një dritë jeshile për verifikime të mëtejshme.
Zhdukja e Bleona Matës mbetet një nga rastet më të mediatizuara dhe më të dhimbshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Një vajzë vetëm 6 vjeçe u zhduk më 22 maj 2010, ndërsa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit.
Emisioni “Pa Gjurmë” do të vijojë verifikimin e çdo informacioni të ri dhe ndjekjen e kësaj piste, me shpresën për të hedhur dritë mbi një nga rastet më të pazbardhura të zhdukjes së një fëmije në Shqipëri.
Kushdo që ka informacion për Bleona Matën, ftohet të kontaktojë stafin e emisionit “Pa Gjurmë”, edhe në mënyrë anonime, në numrin: +355 69 99 55 698

Komente










Tani shum veta flasin kot se asnjē se di tē vērtetēn ekzakte. Se po tē ishte kjo vet do u bēnte e gjall llafe nē ajēr.
PërgjigjuShpresoj te jete e vertet,por pse priti ky kaq vone te fliste?! Dhe se dyti,me duket pak e cuditshme se si ka kaluar kufirin! Nga kufiri i gjelber ndoshta,sepse nga dogana nuk e besoj,nuk ishin me vitet '90 ku kufijte ishin han pa porta.Une kam kaluar ne kufirin grek 5 vjet para se te ndodhte kjo ngjarje dhe me kujtohet qe autobuzi u bllokua ne anen tone te kufirit per njefare kohe sepse dy pasagjere,nje grua e moshuar dhe e bija ose nusja e saj kishte nje femije te vogel me vete,dokumentet i kishin te sakta,por nuk kishin prokure leje nga babai i femijes.Dhe pervec kesaj,raste te tilla e kane vene kufirin ne alert dhe nje femije bie me ne sy se sa t'a zeme nje kriminel ne kerkim qe eshte person me moshe madhore.Pra si ka kaluar kufirin?
PërgjigjuTani i erdhi frymezimi …….!!!!!!
Përgjigju