Maskat sulmojnë shqiptarin
humb jetën në spitalin e Shkupit

Maskat sulmojnë shqiptarin<br />humb jetën në spitalin e Shkupit
SHKUP - Shqiptari Agim Tanallari, 31 vjeç i plagosur mbrëmë, në afërsi të fshatit Rashçe në afërsi të Shkupit, ndërroi jetë sot në spital.
Ai dhe babai i tij, pronar i pikës së këmbimit “Vrella” janë sulmuar me armë zjarri, nga persona të maskuar. Informacionet e policisë flasin se sulmi është kryer nga dy makina, të cilët më pas janë gjetura të braktisura nga sulmuesit.

NGJARJA
Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA, krimi ndodhi rreth orës 18 e 30 minuta në afërsi të fshatit Rashçe. Persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri babë e birë pronar të këmbimores ‘Vrella’. Gjatë shkëmbim zjarrit mbetet i plagosur njëri nga pronarët e këmbimores A.T. 31 vjeç. Incidentin e konfirmojnë edhe nga Ministria e brendshme dhe njoftojnë se në trupin e të plagosurit kanë përfunduar katër plumba.
Raportohet se sulmuesit kanë qenë gjashtë persona me dy vetura të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe kanë pasur për qëllim plaçkitjen e pronarëve të pikës së këmbimit ‘Vrella’.



(al.qe/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike