Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrossini, i ka dalë në drejtorit sportiv të kuqezinjve, Igli Tare. Sipas tij, shqiptari është më pak fajtori për situatën te kuqezinjtë.

Sipas Ambrosinit, ajo çfarë po ndodh me Milanin ka disa përgjegjës, por kostot me shumë mundësi do t’i “paguajnë” pak drejtues.

“Çfarëdo që të ketë ndodhur, qoftë e ekzagjeruar apo jo, diçka është. Perceptimi im është se ka diçka. Ekipi është destabilizuar. Tani ka rëndësi të arrihet rezultati. Cardinale duhet të marrë situatën në kontroll pasi kështu nuk mund të vazhdohet”, tha ish-mesfushori për 'Cronache di Spogliatoio'.

Më pas ish-mesfushori edhe për lëvizjet e pritshme.

“Uroj që Milani të përfundojë kampionatin mes katër ekipeve më të mira. Ndikon shumë për të ardhmen e klubit pasi në verë mund të ulen në një tavolinë e të bëjnë merkato me 100 milionë euro më shumë.

Nëse qëndron Cardinale janë në lojë disa skenarë. Qëndron Furlani ose Tare dhe Allegri. Për mendimin tim Igli ka më pak faj se të tjerët, por do të jetë ai që do të paguajë për të gjithë. Unë mendoj se ai do të sakrifikohet edhe pse ka gabuar më pak se të tjerët”, tha 48-vjeçari.

Të enjten pronari Gerry Cardinale zhvilloi një takim në Londër me drejtuesit e klubit, aty ku Tare dhe disa të tjerë nuk ishin të pranishëm.