MasterChef ndryshime në juri
vjen një emër i njohur i kulinarisë 

MasterChef ndryshime në juri<br />vjen një emër i njohur i kulinarisë 
Edicioni i tretë i MasterChef Albania starton këtë të premte në ekranin e Top Channel dhe ka ardhur me ide e ndryshime të reja.

Në panelin e jurisë, këtë vit, do të vijojë të gjykojë Renato Mekolli dhe Sokol Prenga, ndërsa Chef Gëzim Musliaka, do të zëvendësohet nga një tjetër emër i njohur i kulinarisë shqiptare brend adhe jashtë vendit, Fundim Gjepali.

Chef ekzekutiv i një prej restoranteve më prestigjioze në Romë, 'Antico Arco', ai do të sjellë në MasterChef përvojën e tij shumëvjeçare, një frymë të re komunikimi dhe shijen e tij individuale.

Chef Fundimi u vlerësua një vit më parë në Itali me çmimin ndërkombëtar 'Grand Prix' për Ushqimin Mesdhetar. Konkurentët e rinj të MasterChef me siguri do të kenë shumë për të mësuar prej tij dhe jo vetëm.

Paneli i jurisë edhe këtë edicion do të ndihmojë për të krijuar një brez të ri me shije dhe nuhatje të hollë për ushqimin e mirë dhe të shëndetshëm.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

22/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike