“Masterclass të diplomacisë”. Kështu e kanë cilësuar analistë dhe politikanë të huaj reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në Beograd se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.
Në rrjetin social X, deklarata e Tiranës është ripublikuar dhe komentuar nga disa figura të njohura, të cilat kanë vlerësuar mënyrën se si u formulua qëndrimi i Shqipwrisë edhe nw rastin e idesë së Aleksandwr Vuçiçit për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër qw ka shkaktuar një pwrplasje të fortë në rrjet mes Beogradit dhe Tiranës.
Në reagimin e saj pas vizitës së Zelensky-t në Beograd, Ministria e Jashtme theksoi të dielën se “çdo përpjekje për të vendosur një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese”.
Mes atyre që e komentuan ishte Sossi Tatikyan, drejtoreshë e Qendrës së Jerevanit për Politikat e Jashtme, e cila shkroi në X: “Një masterclass i diplomacisë. Kështu mund të shprehet qëndrimi mbi një çështje të ndjeshme dhe të diskutueshme”.
Masterclass of diplomacy.
— Sossi Tatikyan (@STatikyan) August 9, 2026
This is how expressing a position on a sensitive and controversial issue can be done. https://t.co/Q1RpHuzD1f
Edhe analisti Volodymyr Tretyak ripublikoi deklaratën e Ministrisë së Jashtme, duke e cilësuar atë “një deklaratë tejet solide”. Sipas komenteve të publikuara në X, qasje të tilla janë të nevojshme për trajtimin e çështjeve të ndjeshme në rajon.
Very solid statement ? https://t.co/iYh2jdsjdG
— Volodymyr Tretyak ?? (@VolodyaTretyak) August 10, 2026
Reagimit të Shqipërisë i kushtoi vëmendje edhe deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ripublikoi deklaratën e kryeministrit Rama në llogarinë e saj në X dhe shkroi: “Kjo është diplomaci”.
This is diplomacy. https://t.co/k1bVBaTkV0
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 11, 2026
Reagimi i Tiranës erdhi pasi Zelensky, gjatë vizitës në Beograd, deklaroi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në përgjigje, Tirana zyrtare theksoi se nuk mund të hiqet asnjë paralele mes rastit të Kosovës dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, duke i cilësuar ato dy realitete krejtësisht të ndryshme.









Komente
Komento