Mat-Një 40 vjeçar ka përplasur pasditen e sotme me makinë për vdekje të moshuarin në fshatin Urakë, Mat.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin e automjetit
"Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital", informoi sot policia.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.