MAT- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme ndaj kryeplakut të fshatit Komsi në rrethin e Matit.
Mësohet se rreth orës 21:15 një person ka qëlluar në një distancë prej 50 m në drejtim të banesës së 64- vjeçarit A.B me detyrë kryeplak i fshatit Komsi, dhe punëtor pranë fabrikës së "Ferrokromit Burrel", por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Nga të shtënat me armë është thyer xhami i jashtëm i dritares dhe në pjesën e jashtme të banesës ka disa vrima të shkaktuara nga predhat e qitura. Policia njofton se ka bërë të mundur identifikimin e autorit i cili është shpallur në kërkim nga policia. 26- vjeçari me iniciale A.GJ është person me precedent të mëparshëm kriminal.
Motivet e atentatit mbeten ende mister.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com