Mat, dhunohet zyra e PD, Strazimiri:
Vepër e Kryeministrit 2 000 lekësh

Mat, dhunohet zyra e PD, Strazimiri:<br />Vepër e Kryeministrit 2 000 lekësh
MAT- Pas dhunimit të zyrës së Partisë Demokratike në Mat, kjo forcë politike ka dënuar këtë akt. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat, Gent Strazimiri, ka bërë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, pasi sipas tij ngjarja është është fragment i klimës së terrorit dhe antiligjit që ka mbërthyer vendin.

“Zyrat e Partisë Demokratike në Mat, janë dhunuar, janë thyer, janë bastisur mbrëmë në darkë. Zyrat e Partisë Demokratike në Mat nuk kanë ndonjë mall me vlerë që të jenë në vëmendjen e hajdutëve. Kjo ngjarje nuk është një vjedhje, por është një dhunim, është fragment i klimës së terrorit, të anti-ligjit që po krijon Kryeministri Rama dhe qeveria e tij në gjithë vendin. Dhunohet vota e lirë në Korçë, dhunohet zyra e demokratëve në Mat, dhunohet siguria e qytetarëve për të drejtën themelore të pronës.

Dhuna është e vetmja gjë që po prodhon kjo qeveri, sepse asgjë tjetër nuk po prodhohet në vend. Klima e frikës dhe e terrorit po ndihet mbi qytetarët e vendit, por në veçanti qeveria e Edi Ramës është e interesuar të vejë nën presion demokratët, opozitën e vendit”, tha Strazimiri.

Më tej në reagimin e tij, deputeti demokrat tha se “Kryeministri po tenton të shkurajojë demokratët”, ndërsa ka shprehur vendosmërinë e PD për të luftuar antiligjin e kësaj qeverie.

“Me blerje votash, me blerje mandatesh, me dhunim zyrash, e dhunë të çdo natyre, Kryeministri 20 mijë lekësh po rreket të shkurajojë demokratët dhe qytetarët e këtij vendi, këdo që nuk brohoret për të. Por e ka gabim. Demokratët nuk tremben. Ne nuk tulatemi për asnjë moment. Jemi dhe do të jemi përballë anti-ligjit, anti-kushtetueshmërisë, përballë dhunës qeveritare”, përfundoi Strazimiri.

DHUNOHET ZYRA E PD NË MAT
Zyra e PD në Mat u dhunua në orët e vona të një nate mëparë, ndërsa vlen të theksohet fakti se ky është rasti i dytë që kjo zyrë vihet në shënjestër të “bastisjes” nga persona të paidentifikuar. Kësaj zyre jo vetëm i janë dëmtuar dyert e jashtme e të brendshme, por edhe xhamat e kornizat e fotografive.

Thyerja e zyrës elektorale është vënë re nga punonjësi i kësaj zyre Hamdi Lala, sot rreth ores 13:00, ku ka bërë edhe denoncimin në strukturat përkatëse. Ndërsa kryetari i PD në Mat, njëkohësisht edhe deputet i qarkut Dibër, po përgatit materialin për të bërë denoncimin në Prokurori, për rastin e dytë të thyerjes se zyrës elektorale Mat.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore