Mat/ Gjueti e paligjshme, gjobiten me nga 80 mijë lekë 2 persona, njëri arrestohet! Sekuestrohen 1 pushkë, 2 armë gjahu dhe municion luftarak
Armet dhe municioni i sekuestruar
Policia e Matit ka njoftuar sot se ka vënë në pranga një person për armëmbajtje pa leje, ka gjobitur 2 persona me nga 80 mijë lekë. Dy personat që po procedohen, një në arrest dhe tjetri në gjendje të lirë dhe 3 shokë të tyre u gjobitën me nga 10 mijë lekë pasi dolën pas orës 22:00.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte, 1 armë zjarri pushkë dhe 578 fishekë.
Uniformat blu bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Fusha e Lajthit’, Balgjaj, Bashkia Klos, kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar shtetasit Sh. T. dhe F. P., të cilët posedonin dy armë gjahu çifte që i mbanin pa leje, me të cilat dyshohej se po kryenin gjueti të paligjshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga shtetasi Sh. T., 47-vjeç, në zonën e Balgjajt, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe 1 armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. 47-vjeçari është arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" në ngarkim të shtetasit Sh. T., si dhe për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" në ngarkim të shtetasit F. P.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
56.7%
-
Ministrisë
40.8%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku
30 Qershor, 10:41
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës, në pranga 24-vjeçari
29 Qershor, 15:57
-
Shkodër/Ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në pranga 40-vjeçari
27 Qershor, 12:58
-
I dënuar me mbi 6 vjet burg, shqiptari arrestohet në Bullgari! U përfshi edhe në një përplasje me armë me policinë italiane
24 Qershor, 18:12
-
Shpërndante kanabis me doza në lokalet e Vlorës, arrestohet 27-vjeçari grek
23 Qershor, 10:56
-
Tiranë/ Përndiqte ish bashkëshorten dhe kërcënonte me mesazhe djalin e mitur, arrestohet 34-vjeçari
20 Qershor, 13:50
-
Ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, arrestohet në Nju Jork këngëtari Justin Timberlake
18 Qershor, 15:40
-
Durrës, shiste kanabis në zonën e Nishtullës, arrestohet 30-vjeçari
17 Qershor, 09:55
-
Vlorë/ Nigeriani tenton të dalë nga Shqipëria me dokumente italiane false, ndalohet në port
12 Qershor, 16:11
-
Greqi/ I kërcënonte me thikë dhe u grabiste bizneset, i riu shqiptar përfundon në pranga
12 Qershor, 10:30
-
Tiranë/ Aksidentoi 3 persona, arrestohet 40-vjeçari! Një adoleshent në pranga pasi drejtonte makinën në efektin e narkotikëve
10 Qershor, 15:30
-
Policia arreston një rus në Zveçan për kalim ilegal të kufirit
8 Qershor, 13:36