Dy persona janë prangosur nga policia e Matit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë therur me thika dy të rinj dhe shkak për këtë është bërë një gërvishtje makine.

Sipas policisë, ngjarja ka ndohur në në lagjen "Partizani" të qytetit Burrel, kur ata kanë goditur me mjete prerës, sopate e kaçavidë, për një konflikt të çastit pas fërkimit të makinës së tyre me motorrin e vëllezërit E.M dhe V.M , 21 vjeç.

Dy vëllezërit kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar në spitalin e Traumës Tiranë për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka prangosur dy agresorët, Astrit Xhetani, 41 vjeç dhe Gëzim Alimani, 24 vjeç.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallzimin e një konflikti çasti, me pasojë plagosjen me mjete prerës të dy vëllezërve.



Ja komunikata e policisë
Më datë 09.05.2016, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:
Astrit Xhetani, 41 vjeç.
Gëzim Alimani, 24 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tyre u bë pasi:
Rreth orës 18:30, në lagjen "Partizani" të qytetit Burrel, këta shtetas kanë goditur me mjete prerës (sopate e kaçavidë) për një konflikt të çastit (pas fërkimit të makinës së tyre me motorrin e të dëmturarëve) vëllezërit E.M dhe V.M , 21 vjeç (binjak), të cilët u dërguan në spitalin e Traumës Tiranë për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 88 e 25 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)