Mat/ I dënuar me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi, arrestohet 28-vjeçari Erjul Menga

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm në vijim të operacionit ‘Stojani’ 28-vjeçarin Erjul Menga, i cili ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi.

Kujtojmë se në vitin 2020, në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga edhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim.

Gjykata e Matit ka dënuar me 5 vite burg Erjul Mengën i cili u kap asokohe duke punuar në një parcelë të cilën e kishin mbjellë me bimë narkotike.

Njoftimi i Policisë
Në vijim të operacionit policor të koduar "Stojani", kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet burg.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin gusht 2020 janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit policor  të koduar "Stojani", për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni,  mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendodhjen e  tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Fushë-Krujë, kanë organizuar punën dhe si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E. M.,  28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar  me 5 vjet burg,  për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike",i cili  në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët  kishin mbjellur bimë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shef turi: 04/02/2022 09:47

    Adriatik llalla vjedh miljarda e denojne 2 vjet burg ke se mbolli hashash 5 vjet burg he shqipri tu humte emri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja