Mat, n/kryetari i bashkisë jep
dorëheqjen: U hap rruga të rinjve

Mat, n/kryetari i bashkisë jep<br />dorëheqjen: U hap rruga të rinjve
Mat- N/ kryetari bashkisë Rustem Nuzi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, ndërsa në motivacionin shoqërues shprehet se vendimin e ka marrë për t'u hapur rrugë elementëve të rinj.
 
Dorëheqja nuk është pranuar nga kryetari i bashkisë, Nezir Rizvani i zgjedhur nga radhët e PD, por Nuzi është shprehur se vendimi i tij është i parevokueshëm.
 
Rustem Nuzi është kontaktuar edhe nga Report Tv për shpjegimin e arsyeve që e shtyn drejt këtij vendimi, por i ka qëndruar deklaratës zyrtare që ka paraqitur.
 
Kjo është hera e parë që në Shqipëri një drejtues institucioni jep dorëheqjen për t'u hapur rrugë të rinjve, edhe pse vështirë të besohet se kjo ka qenë arsyeja e vetme e vendimit të Nuzit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët