TIRANE- Një konflikt i nisur për hapjen e rrugës me qëllim kalimin e makinës, ka sjellë plagosjen e një oficeri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe shokut të tij, që ndodhej së bashku me oficerin në makinë. Autor i krimit është një banor I fshatit Baz të Matit, i cili është pallur në kërkim nga policia, ndërkohë që emri i tij gjatë mbrëmjes së djeshme nuk është bërë i ditur nga policia.

Sipas burimeve, oficeri i SHKB quhet Ledjon Permarku dhe se ndodhej në Mat tek disa të afërmit e tij. Permarku në momentin kur është qëlluar me armë ka qënë i shoqëruar nga një miku i tij, edhe ky ka mberur i plagosur me një plumb në bark. Ndërkohë oficeri i policisë është plagosur në shpatull me një plumb dhe se momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku i krimit
Krimi ka si motiv një debat për hapjen e rrugës, me qëllim kalimin me makinës së oficerëit të SHKB. Ledjon Permarku ia ka kërkuar disa herë autorit të krimit që të lironte rrugën, por ai ka refuzuar. Për pasojë mes tij dhe oficerit të policisë ka pasur debat, ku më pas është shoqëruar dhe përplasje fizike mes tyre dhe personin të afërm që ndodhej në makinë. Fill pas kësaj autori i krimit ka hyrë në banesë, prej nga ka marrë një armë zjari duke qëlluar në drejtim të personit që shoqërohej me oficerin e policisë. Goditja ka qënë në drejtim të barkut, ndërkohë oficeri është qëlluar në shpatull.

Pas kësaj situate, autori është larguar në drejtim të paditur, duke ju fshehur policisë. Ndërkohë në vendin e krimit kanë shkuar dhjetëra efektivë të policisë së Matit, të cilët kanë kryer kërkime për kapjen e autorit. Permarku dhe miku i tij, janë transportuar me shpejtësi në drejtimtë spitalit të Matit dhe më pas me helikopter në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Jashtë rrezikut ndodhet dhe miku i tij që ndodhej me të në makinë, në momentin kur janë sulmuar me armë.

Hetimet e prokurorisë
Mbrëmjen e djeshme oficerë të SHKB kanë shkuar në spitalin ushtarak, ku dhe kanë marrë dëshminë e kolegut të tyre të plagosur. Ledjon Permarkaj ka treguar të gjithë dinamikën e krimit, ndërkohë që materialet hetimore të SHKB i kanë kaluar për hetime të mëtjeshme Prokurorisë së Matit. Pikërisht kjo prokurori ka nisur hetimet për “Plagosje të rëndë me dashje” në dëm të dy personave, ndërkohë që ka lëshuar dhe një urdhër-arresti për personin të cilësuar si autor të vrasjes. Në vendgjarje janë administruar dhe disa dëshmi të banorëve të zonës, të cilët kanë parë skenën e krimit dhe konfliktin mes tre personave.

Pistoleta, Oficeri i SHKB, nuk kishte armën me vete
Ledjon Permarkaj, sipas burimeve të policisë nuk ka qënë në krye të detyrës dhe se me vete nuk kishte as armën e shërbimit. Sipas këtyre burimeve, Permarkaj kishte shkuar në fshatin Biz të Matit, tek disa të afërm të tij. Madje dhe personi tjetër që ka mbetur i plagosur është i afërmi i tij. Hetimet nuk kanë nisur për shkak të detyrës, por rasti po ndiqet nga prokuroria e Matit. Në vendin e krimit janë sekuestruar dhe disa gëzhoja, që janë qëlluar nga arma e përdorur nga autori i krimit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)