Mat/ Plagosja me thikë e nxënësit në shkollën e mesme Baz, Policia: 18-vjeçari i arrestuar nën akuzë për dy vepra penale
Shkolla ku ndodhi plagosja me thikë
Mat- Plagosja me thikë në shkollën e mesme të fshatit Baz në Mat ka çuar në pranga autorin e dyshuar, kurse Policia njoftoi sot (14 Shkurt) se ndaj të dyshuarit të arrestuar janë ngritur dy vepra penale.
Policia e Dibrës bëri me dije se u prangos 18-vjeçari Donald Lepuri, që akuzohet se plagosi me mjet prerës 17-vjeçarin dje (13 Shkurt).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit, pas hetimeve paraprake për ngjarjen e ndodhur në ambientin sportiv të shkollës së mesme "Gjergj Kastrioti", bënë edhe ndalimin e Donald Lepuri, 18 vjeç, banues në Laç.
Ndaj tij janë ngritur akuzat “plagosja e rëndë me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
“Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.
Policia tha se dy adoleshentët nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Në pyetje për të zbardhur ngjarjen po merren mësuesit dhe nxënësit dëshmitarë.
Ky është krimi i tretë që ndodh në një hark të shkurtër kohor, ku të përfshirë janë nxënësit e shkollave, duke vënë alarmin për dhunën dhe mungesën e sigurisë në institucionet arsimore.
Në nëntor të vitit që lamë pas, u vra pranë shkollës “Naim Frashëri” 14-vjeçari Martin Cani, ndërsa autori i mitur po përballet me drejtësinë. Ndërsa në dhjetor, në Cakran të Fierit mbeti i plagosur në oborrin e shkollës një 17-vjecar pas sherrit me bashkëmoshatarin për postimet fyese në rrjetet sociale.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 845
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)
21 Mars, 08:00
-
Aksident në aksin Klos - Burrel, furgoni përplas fëmijën, 4 vjeçari vdes në spitalin e Traumës
20 Mars, 21:02
-
Bulqizë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, humb jetën 59- vjeçarja
20 Mars, 16:42
-
Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos
20 Mars, 11:07
-
Fier/ Nipi dhunon gjyshen, 41-vjeçari plagos të afërmin me thikë! Policia i arreston të dy, në pranga edhe shoferi i dehur (EMRAT)
20 Mars, 10:03
-
Dibër, dhunoi dhe kërcënoi gruan se do e vriste, arrestohet 38-vjeçari! Në banesë iu gjet një pistoletë dhe 3 granata
19 Mars, 13:13
-
Tiranë/ Thyen masën e arrestit shtëpiak dhe plagos me thikë 37-vjeçarin pas sherrit, arrestohet i riu!
17 Mars, 12:38
-
Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit! Qytetarët: U plotësua ëndrra shekullore e dibranëve
16 Mars, 08:46
-
Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali prej 1999, kapen dy kushërinjtë e dënuar për vrasje! Fshiheshin në Dibër me identitet të rremë
15 Mars, 09:57
-
Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë, sot mbaroi 'Odisea'
14 Mars, 19:58
-
Mickoski, i 'bezdisur' nga inagurimi i Tunelit të Murrizit: Ku është lidhja hekurudhore e Durrësit me Qafë Thanën?
14 Mars, 17:18
-
Pas 6 vitesh punë, hapet tuneli i Murrizit! 2 orë nga Tirana në Dibër, banorët: Efekt ekonomik, eja të shijoni natyrën dhe mikpritjen dibrane
14 Mars, 07:55