Sipas informacioneve të para, nga të shtënat 42- vjeçari nuk është lënduar, ndërkohë që personi i maskuar ka arritur të marrë makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është duke hetuar ngjarjen, ndërkohë që mësohet që në momentin që ka ndodhur ngjarja në këtë zonë kanë qenë të pranishëm edhe barinj e disa fëmijë.
Policia bën me dije se shtetasit që i kanë grabitur makinën është 42- vjeçari me iniciliale Dh.Ll, linur në Mirditë e banues në Tiranë. Gjithashtu policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10.55, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën janë dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Mat dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :
Në fshatin Bruç, në kufi me Mirditën nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Volksëgen me targa AA 686 BF, që drejtohej nga shtetasi Dh.Ll, 42 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet, dhe nga të shtënat nuk ka marrë asnjë lëndim.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja.
Forca të shumta policore kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com








