Mat/ 'Çmendi' gruan duke e rrahur dhe u 'justifikua' se i kanë bërë magji, familja e saj e shtroi në spital psikiatrik! Arrestohet burri

Dario Bruçi një burrë 48-vjeçar nga Burreli, ka ushtruar dhunë mizore, fizike dhe psikologjike deri në kufijtë e çnjerëzores, ndaj bashkëjetueses së tij, një vajze 33-vjeçare, të cilën e kishte detyruar të mos tregonte asgjë, aq sa e reja ka përfunduar me probleme të shëndetit mendor.

Familjarë të saj e kanë trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë, pa e ditur që vajza ndodhej në këtë gjendje nga dhuna e burrit.

Për të justifikuar se nuk ishte ai përgjegjës për situatën e rëndë të bashkëjetueses, 48-vjeçari ka pretenduar se gruas i kishin bërë magji, ndaj kishte këto reagime.

48-vjeçari kishte paguar një 37-vjeçar që vinte nga Kosova në shtëpinë e tyre, për të shëruar gruan nga magjia e pretenduar. Por në fakt, sipas videos që policia ka shpërndarë, kosovari vetëm sa e lëndonte edhe më shumë 33-vjeçaren pasi e godiste me kaçavidë nëpër trup.

Sipas policisë, Dario Buçi është i dënuar më parë për kërcënim dhe kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë. Në banesë, policia i gjeti 380 fishekë, ndaj 48-vjeçari Bruçi do të hetohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Edhe 37-vjeçari nga Kosova, Kujtim Popaj u arrestua nga policia dhe do të hetohet për mashtrim, pasi po mbante lojën e burrit dhunues, duke pretenduar edhe ai se po shëronte magjinë.

Njoftimi i policisë

Mat/ Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj  bashkëjetueses së tij, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë. 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Procedohet penalisht për mashtrim, 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit,  për të shëruar 33- vjeçaren. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit  u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat,  pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe mbante armë zjarri apo municion luftarak në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëherëshme është bërë parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
 
Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë). Nga hetimet e kryera, mbështetur dhe në inteligjencë informative ka rezultuar se 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Po në vijim te hetimeve të thelluara për këtë rast, ka rezultuar se 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses së tij, pretendonte se 33- vjeçares i kishin bërë magji dhe kishte paguar shtetasin K.P., 37 vjeç, banues në Kosovë,  i cili vinte në banesën e shtetasit D.B., për të shëruar 33- vjeçaren.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.B., shërbimet e Policisë,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 380 fishek, që i posedonte pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 05/09/2023 13:59

    NJE PERALLE E SHPIFUR...ÇMENDURIA ESHTE RRJEDHE GJENETIKE...ZOTERIU DEL I ÇIK FAJTORE VEÇ SE S'JA KA DALE TE KUPTOJE SE ZONJA KA QENE E SEMURE NGA ÇMENDURIA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit