Mat/ Shpërthimi i kontrolluar nga forca xheniere i eksplozivit në automjet, ishte vendosur dy ditë më parë! Shoqërohen disa persona

MAT - Dy persona janë autorët e dyshuar që kanë vendosur lëndën plasëse poshtë makinës së Edmond Pashaj në Mat, kurse deri tani ka disa persona të shoqëruar në Komisariar, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Bomba sipas hetimeve paraprake, besohet se është vendosur dy ditë më parë, kurse dje (6 Janar), teksa ka hyrë në mjetin e parkuar në rrugën "Pjetër Budi", pronari dështoi në përpjekjen për ta ndezur. Për fat të mirë eksplozivi nuk arriti të shpërthente.

Ai ka zbritur për të kontrolluar nëse kishte ndonjë defekt, por ka hasur në pakon e eksplozivit poshtë makinës. Menjëherë ka njoftuar Policinë e Burrelit, e cila më tej thirri forcat xheniere dhe mbajti të rrethuar me zonë sigurie vendin për 3 orë.

Po ditën e djeshme është kryer edhe shpërthimi i kontrolluar i lëndës plasëse, teksa hetohet në disa pista, kryesisht konflikte. Pasha e ka mohuar që të ketë probleme, hasmëri apo konflikte gjatë marrjen në pyetje.

Kurse në lidhje me shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit, janë kryer edhe shoqërimet e disa personave të dyshuar. Sipas dinamikës së ngjarjes, autorët kanë lëvizur në një zonë ku nuk ka kamera sigurie dhe shumë lëvizje personash. Gjithsesi policia po i verifikon ato për të zbuluar ndonjë detaj me interes hetimor.

Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në automjet dy ditë më parë, informon gazetari i Report TV, Mahir Jangulli.

Aktualisht, autoritetet po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar motivet e mundshme. 

Mëngjesin e ditës së djeshme, 6 janar, u konstatua një pako e dyshuar me lëndë plasëse poshtë një automjeti të parkuar në lagjen 'Pjetër Budi' të Matit.

Makina ishte në pronësi të shtetasit Edmond Pasha, i cili sapo u fut në makinë konstatoi praninë e pakos me eksploziv. Ndërkohë vetë pronari i makinës ka deklaruar se nuk ka konflikt me njeri.

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Merkato e Superligës/ Dinamo prezanton Jonuzin, Egnatia i merr portierin Laçit dhe pret Xhixhën

Merkato e Superligës/ Dinamo prezanton Jonuzin, Egnatia i merr portierin Laçit dhe pret Xhixhën