Mat, zbulohet magazina me 3
ton hashash, në kërkim pronari

Mat, zbulohet magazina me 3<br />ton hashash, në kërkim pronari
Një sasi rekord droge prej 3 ton e 52 kg e llojit hashash, është sekuestruar sot nga Policia e Matit, pas një operacioni të gjerë antikanabis në këtë zonë.

Droga është gjetur e paketuar në një magazinë, në fshatin Rremull, ku ishte e paketuar dhe e gatshme për t'u hedhur në treg.

Magazina ku u gjet sasia e drogës është në pronësi të shtetasit Shpëtim Lika, banor i fshatit Rremull, të rrethit të Matit, i cili është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të cilët veprojnë në zonën e Matit me kultivimin e lëndëve narkotike. 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia sqaron se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë Policia.

Gjithashtu Policia sqaron se s'ka asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Në vijim të këtij aksioni në Njësinë Administrative Rukaj, Policia gjeti dhe asgjësoi edhe 4 020 rrënjë kanabis të mbjella në një parcelë toke në pronësi të të njëjtit shtetas, Shpëtim Lika, pranë vendit ku ishte ngritur laboratori i hashashit. Ndërsa sasia e kanabisit të asgjësuar nga policia ditët e fundit në rrethin e Matit arrin në 12 966 rrënjë. 

Operacioni 
Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë nga Policia e Shtetit në zonën e Matit, pas informacioneve mbi ekzistencën e një laboratori droge dhe kultivimit të lëndëve narkotike të llojit kanabis. 

Policia dyshon se kanabisi është kultivuar edhe në zona të tjera të Matit dhe për këtë pritet që operacionet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Hetimet dhe përgjimet vijuan prej 12 ditësh, duke kulmuar me operacionin e madh i cili u ndërmor gjatë kësaj të enjte.

Ndërsa dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

[gallery]18883[/gallery]
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Policia prej tre ditësh operacion anticannabis. Operacioni në gjithë teritorin e rrethit Mat. Policia për tre ditë asgjëson rreth 12.966 bimë narkotike. Sekuestron rreth 3052 kg bimë gjysëm e tharë. Shpallet në kërkim autori i kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni policor i zhvilluar bazuar tërësisht në informacionin policor të marrë në rrugë operative.

Në operacion Policia e Matit dhe FNSH.

---"Më datë 29. 09. 2016, sipas planit të operacionit me nr. 319, të datës 26. 09. 2016 të Komisariatit të Policisë Mat është shkuar për kontroll teritori për të kontrolluar për kultivimin e bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në teritorin e fshatit Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat vendi i quajtur Përroi i Kurvajës janë konstatuar 4 (katër) parcela ku ishin kultivuar gjithsej 4020 rrënjë bimë të dyshuara si bimë narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Po ashtu gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.

Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 (tre mijë e pesëdhjetë e dy) kg. 

Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë. 

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi:

- Shpëtim LIKA, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë.

Policia e Shtetit sqaron se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë Policia.

Gjithashtu sqarojmë se s'ka asnjë punonjës policie apo punonjës të administratës të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale".

droga mat

droga mat

droga mat

droga mat

droga mat

droga mat

kanabisi


droga mat

droga mat

droga mat
(Lënda narkotike e sekuestruar sot në rrethin e Matit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren