MAT - Rreth orës 14:10 një masiv pyjor ne Qafe Ulëz është përfshirë nga flakët duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe te konsiderueshme pyjore . Janë dashur vetëm disa minuta dhe tymi ka mbuluar gjithçka.

Sipas banorëve të zonës flaket po rrezikojnë seriozisht edhe disa shtëpi që ndodhen në afërsi të këtij masivi pyjor ndërkohë që mendohet se shkak ka qenë djegia e mbeturinave.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja por shuarja e flakëve është bërë e pamundur duke alarmuar pushtetin lokal e vetëm pas 7 orësh është kërkuar ndihmë që të ndërhyhet nga ajri ne rast të kundërt flaket do të përpijnë dhe shtëpitë e banorëve.


(i.s/b.m/shqiptarja.com)