Futbollisti spanjoll i skuadrës angleze të Chelsea, uan Mata insiston se nuk ka arsye për t’u frikësuar nga kundërshtari i tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona.
Gjiganti katalanas konsiderohet favorit për t’u kualifikuar në finalen e Munich, por Mata nuk humb besimin për eliminimin e kampionit në fuqi. “Ata janë ekip i mirë”, tha Mata i transferuar te Chelsea gjatë verës së vitit të kaluar nga Valencia për 23.5 milionë paund.
Dhe, me një referencë të qartë për Lionel Messin, ai shtoi: “E dini të gjithë se ata kanë një prej futbollistëve më të mirë në botë. Por, në futboll, asgjë nuk është e pamundur. Ne duhet të jemi efikas në çdo rast që na ofrohet dhe duhet të mbrohemi mirë. Megjithatë, duhet pranuar se Barcelona dhe Real Madridi nga fillimi kanë qenë favoritë për të fituar trofeun. Ndoshta kjo do të jetë më mirë për ne" tha Mata.
"Ne e dimë se nëse luajmë mirë, do të kemi mundësi për t’u kualifikuar. Është e vërtetë se Barcelona ka shumë futbollistë me përvojë në këso lloj duelesh, por i kemi edhe ne. Po ashtu, Chelsea është kualifikuar shumë herë në gjysmëfinale në tetë vitet e fundit”, përfundoi spanjolli.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com