Materialet e Teatrit Kombëtar po inventarizohen, të Eksperimentalit dërgohen te ArtTurbina

TIRANE-Report Tv mëson se pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka nisur faza e inventarizimit të të gjitha materialeve që ndodhen brenda. Materiali i Teatrit Kombëtar është mbledhur dhe ruajtur në një vend dhe është në faza inventarizimi.

Ndërkohë që materialet e Teatrit Eksperimental janë dërguar te Arturbina. Report Tv siguron pamjet e materialeve, karrige dhe të tjera nga Eksperimentali që janë lënë jashtë godinës së ArTurbinë.

Report Tv siguroi dje pamjet e zbrazjes së Teatrit Kombëtar duke nxjerrë jashtë rekuizitat, gardërobën, karriget, sistemin e ndriçimit, pajisjet elektronike video e audio dhe çdo objekt tjetër që ndodhej brenda saj dhe tani po bëhet inventarizimi.

Monika Kryemadhi akuzoi dje se drejtori i Teatrit Çuli ka firmosur një procesverbal që brenda teatrit s’ka asgjë, duke lejuar prishjen e godinës, por ndryshe nga sa deklaroi kryetarja e LSI-së, Report Tv mësoi se po bëhet inventarizimi i materialeve.

Materialet nga Teatri Eksperimental qe jane derguar te ArTurbina

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës