Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës, maska speciale që do mbrojë hundën e thyer të Kylian Mbappe

Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës, maska speciale që do mbrojë hundën e thyer të Kylian Mbappe

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe bëri debutimin e tij në Euro 2024 pa shënuar gol dhe me hundë të thyer, diçka që do i sjellë atij nevojën që të luajë me një maskë për ta mbrojtur hundën në vazhdim të garës, diçka për të cilën padyshim do të nevojitet sa më parë operimi.

Por kjo do të jetë një histori tjetër, pasi francezi u stërvit dje pa ndonjë maskë të veçantë, duke evituar çdo duel dhe sapo të krijohet maska e tij personale, ai do të jetë në gjendje të rikthehet të luajë normalisht.

 “Është material i NASA-s, për të ndërtuar raketa”

Maskat nuk janë diçka e re për ortopedin e njohur spanjoll Juan Bravo, i cili merret me këtë profesion që nga viti 1994.

Ai kishte ndërtuar një maskë të njëjtë për Raul Albiol në 2011 pasi theu nofullën ndërsa vëmendjen e merr materiali që përdoret për ndërtimin e saj.

Ka dy opsione të materialeve: termoplastike (një plastikë e ngurtë e cila bëhet e formueshme në temperatura të larta) dhe me fibër karboni.

Opsioni i dytë është padyshim më i miri, por gjithashtu më i shtrenjti. Ofron rezistencë të fortë dhe mbrojtje e cila i pamundëson atij kontaktin me hundën.

“Është një material që përdoret në industrinë ajrore, një nga ato që NASA përdor për ndërtimin e raketave”, ka thënë Pedro Munoz, i cili e konsideron fibrin e karbonit ideal për futbollin.

“Në sportet e tjera nuk është i përshtatshëm, për shkak se nuk është i pathyeshëm, por në futboll, gjëja më e vështirë me të cilën mund të përballeni është topi, kështu që është perfekte”.

Klinika funksionon me procesin CAD/CAM (Computer Aided Design/Computer Aided Manufacturing), kështu që gjithçka fillon me një hartë 3D të fytyrës, nga e cila merret fotografia e palëvizshme me të cilën bëhet kallëpi dhe eventualisht krijimi i maskës.

Maska krijohet me fibër karboni dhe më pas modelohet, prihet dhe lëmohet, madje edhe dekorohet nëse klienti dëshiron. Dizajni merr parasysh lëndimin, maska ​​mbështetet në zonat e shëndetshme të fytyrës, ndërsa në zonën e dëmtuar lihet një zbrazëti në mënyrë që të mos i nënshtrohet goditjeve.

Një proces i mekanizuar, por në të njëjtën kohë shumë artizanal, në të cilin ka ndikim të madh Pablo Cortés Escobar, teknik ortopedik prej gati 40 vitesh. Nëse ka nevojë të kryhet shpejtë, mund të jetë gati për 24 orë, megjithëse çmimi është i nivelit elitar, 1200 euro. Problemi më i vogël për ekipin francez. Sot në 21:00 luhet Holandë - Francë dhe do shihet nëse Mbappe do jetë në fushë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork