Mathew Palmer: Rishikimi i kufijve, çështje e Kosovës dhe Serbisë, është e paqartë si do sillet Albin Kurti në qeverisje

Mathew Palmer tha gjatë një seance dëgjimi në senatin amerikan tha se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutojnë apo jo çështjen e kufijve

“Nëse kufijtë do të jenë pjesë e marrëveshjes është çështje e palëve”, tha i duke u përgjigjur pyetjeve të senatorëve, - dhe se është i kuptueshëm shqetësimi për ndikimet që mund të ketë rishikimi i kufijve në pjesët e tjera të rajonit”.

Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje.

Ai tha se qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve.

“E njoh Albin Kurti, por si do të sillet në qeveri është e paqartë”, tha Palmer duke nënvizuar se Kosova duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat dhe “shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”.

Ai tha gjithashtu se po punon ngushtë me ambasadorin Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 25/10/2019 13:10

    Albini eshte shume i kjarte sa i perket kufijve te Republikes se Kosoves, fare nuk dyshojme ne sjelljet e tij, per kohen e tanishme Albini eshte mehleme per varre te kombit Shqiptare. E duam apo nuk e duam Albinin eshte dicka tjeter por ju lutem te respektoni vizionin e tij,eshte politikan me dije boterore,i pa korruptuar, njeri i idealeve qe i zbaton me perpikeri ne praktike,thjeshte njeriu me i vlefshem per Kosoven.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?