Mato: Këto muaj alarmantë për
mjedisin, jepen leje skandaloze

Mato: Këto muaj alarmantë për<br />mjedisin, jepen leje skandaloze
TIRANE- Tranzicioni nga një qeveri në tjetrën po rezulton me mjaft rrezik për mjedisin në vendin tonë. Alarmin e jep Drejtori i Grupit “Ekolëvizja”, Xhemal Mato. I ftuar në Tv “A1 Report”, ngriti shqetësimin e lejeve mjedisore të dhëna së fundmi nga ministri aktual i mjedisit, Fatmir Mediu, në zona të cilat janë të mbrojtura për peshkun. Sipas Matos “kjo është një fushatë për të prishur mjedisin dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri”.
 
Po kështu, edhe shifrat për nivelin e ndotjes në Shqipëri sipas specialistëve të mjedisit janë alarmante. Xhemal Mato, thotë se mungesa e matjeve në kohë të niveleve të ndotjes dhe monitorimi i mjedisit, ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve.
 
Sa i takon ndotjes në Elbasan, dhe mungesës së shifrave për pasqyrimin e nivelit të ndotjes në këtë qytet, Xhemal Mato tha se “nuk e tregohet e vërteta, dhe kjo është një politikë korruptive. Dhe korrupsioni në mjedis është i fshehtë dhe i madh”.
 
“Në ish-metalurgjik duhet të vendosen filtra, pasi po bëhet pazar me shëndetin e njerëzve. Mungesa e statistikave nuk lejon që të bëhet një statistikë e qartë se sa është numri i personave që vuajnë pasojat e kësaj ndotje në Elbasan”, u shpreh Mato, Drejtor i Grupit “Ekolëvizja”.
 
Lidhur me raportet e publikuara nga Ministria e Mjedisit, ku raporti më i fundit i publikuar në faqen online të këtij dikasteri është i vitit 2010, Mato thotë se këto monitorime bëhen njëherë në 2 vite.
 
“Ministria e Mbrojtjes bën njëherë në dy vjet një raportim për situatën e mjedisit në Shqipëri. Ky dikaster përdor fonde nga institucioni apo mekanizma ndërkombëtarë dhe krijon projekte të caktuara për të bërë monitorimin mjedisor. Ky vit që po mbyllet është bërë një monitorim dhe po përmbyllet aktualisht. Në Tiranë bëhen matje në 3 stacione”, vijoi Mato.
 
Për të mundësuar një përmirësim të situatë, Mato tha se nevojitet një ndërhyrje më e madhe e qeverisë, dhe hartimi i politikave të duhura mjedisore, pasi sipas Matos, “ndotja e mjedisit në shifra alarmante, dhe kjo pasqyrohet në numrin e personave të sëmurë për shkak të ndotjes së mjedisit”.
 
Më tej, Mato tha se “media është e vetmja forcë që ndihmon në evidentimin e problemit të mjedisit”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin