Mattarella shpërndan parlamentin
Italia në zgjedhje në katër mars

Mattarella shpërndan parlamentin<br />Italia në zgjedhje në katër mars<br>
Presidenti italian Sergio Mattarella ditën e djeshme shkriu parlamentin, që pritet të sjellë një lloj destabiliteti në ekonominë e tretë të Eurozonës. Kabineti i kryeministrit Gentilioni u thirr për të përcaktuar datën e zgjedhjeve, sipas burimeve mund të jetë data 4 mars.

Kryeministri italian mbrojti qeverisjen e tij dhe u shpreh se do ishte në detyrë deri sa të krijoj qeveria e re. “Nuk duhet ta dramatizojmë rrezikun e destabilitetit, ne jemi thuajse të mësuar me të, këto janë situata të zakonshme edhe në vendet e tjera evropiane”, tha ai.

Partitë kryesore politike flasin për një ngritje të defiçitit buxhetor, ulje të taksave pavarsisht të borxhit pubik me të cilin po përballet shteti italian, ndërsa emigracioni pritet të jetë një temë qendrore e zgjedhjeve.

Sondazhi publik nxjerr në krye lëvizjen “5 yjet” me 28 % të votave dhe pas saj renditet partia Demokratike e Paolo Gentilionit me 23 % te votave. Pjesa më e madhe e vendeve në parlament pritet ti shkojnë Aleancës Konservatore të krijuar nga Forca Italia e Silvio Berluskonit me rreth 16%.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot