Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka folur në një nga emisionet më të ndjekur italiane për ndihmën që Shqipëria i dha shtetit mik me 30 mjekë e infermierë për të luftuar COVID-19.

Kreu i LEGA-s hoqi paralele me vendet e mëdha evropiane, duke përmendur me emra edhe Gjermaninë, Holandën e Brukselin që nuk kanë dhënë asgjë për Italinë, ndërkohë që Shqipëria e vogël ndihmoi me 10 mjekë dhe 20 infermierë.

Në emisionin "Non e la D'Urso", moderatorja Barbara D'Urso u bashkua me këtë linjë qëndrimi, duke cituar fjalët e kryeministrit Edi Rama, se "ne jemi të varfër, por nuk harrojmë që Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë".

Matteo Salvini: Telefonova personalisht kryeministrin shqiptar Edi Rama për ta falënderuar si italian, atë dhe popullin shqiptar që dërguan 30 mjekë. Nga Europa nuk arrin asgjë, nga Gjermania, Holanda, Brukseli nuk vjen asgjë, nga Shqipëria e afërt vijnë 30 mjekë, dhe unë e falënderoj me zemër.

Barbara D'Urso: Bashkohem me këtë.

Kryeministri shqiptar tha: "Ne jemi të varfër, por nuk e kemi memorien e shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne me sa kemi mundësi tani do të ndihmojmë Italinë."

Mua më emocioni shumë kjo gjë. Dua ta falënderoj Shqipërinë që është një popull i mrekullueshëm që unë njoh. Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër. Megjithatë në Evropë ka shumë që e kanë memorien e shkurtër. Ndoshta Evropa nuk e ka kuptuar ende që këtu njerëzit vdesin. Njerëzit janë në shtëpi pa para. Njerëzit vdesin nga uria.

Më herët, Salvini është shprehur në rrjetet sociale se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia do ta harrojmë.

"Një falenderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë" tha Salvini. Ai i ka premtuar kryeministrit Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca do të bëjë një vizitë në Shqipëri.

Salvini deri pak muaj më parë ishte pjesë e qeverisë italiane, por më pas kaloi në opozitë. Salvini, kryetar i një partie anti-emigracion si Lega është një politikan kontravers, ku më parë nuk kanë munguar shprehet e urrejtjes ndaj komunitetit shqiptar në vendin fqinj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Gjesti human i dërgimit të mjekëve i ndryshon mendimin për shqiptarët edhe Matteo Salvinit! Çfarë thoshte 5 vite më parë për Shqipërinë

Gjesti human i Shqipërisë për të ndihmuar me mjekë Italinë, atëherë kur ka më së shumti nevojë, ka bërë të ndryshojë mendim edhe kreun e partisë Lega Nord, Matteo Salvini, i njohur si një politikan kontravest ku nuk ka munguar gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve. Vite më parë ai komentonte me ironi Shqipërinë, si një vend kandidat për Bashkimin Europian... sot falenderon pikërisht këtë shtet i cili ende nuk është pjesë e këtij Unioni, por u është gjendur pranë, duke i demonstruar se e ka pasur shumë gabim.  

Postimi i Matteo Salvinit